Fjalë Kyçe

Hiqet flamuri shqiptar nga shkolla në Graçanicë, vendoset ai serb

Hiqet flamuri shqiptar nga shkolla në Graçanicë, vendoset ai serb

Flamuri i Serbisë është vendosur në një shkollë të Graçanicës, këtë e ka konfirmuar edhe Kryetari i kësaj Komune, transmeton Gazeta Metro.

Në shkollën ‘Mbreti Mitulin’ për disa ditë është vendosur flamuri i shqiptar, në çatinë e saj.

Mirëpo, Komuna po thotë se e kanë hequr vet, dhe e kanë vendosur atë të Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar vet kryetari i komunës së Graçanicës, Srdjan Popovic.

“Sapo kemi dëgjuar, jemi përgjigjur duke e hequr flamurin shqiptar, dhe duke e vendosur atë të Serbisë”, ka thënë ai.