Fjalë Kyçe

Hiqet me dhunë tabela në gjuhën shqipe nga parku i Shkupit

Hiqet me dhunë tabela në gjuhën shqipe nga parku i Shkupit

Në parkun e qytetit të Shkupit janë hequr me dhunë tabelat në gjuhën shqipe.

Në mënyrë vandale janë larguar tabelat e gjuhës shqipe që ishin vendosur në shtyllat e ndriçimit ndërsa tabela në gjuhën maqedonase qëndron aty ku është.

Kjo tabelë është përdhosur në këtë mënyrë prej të paktën një jave, por mesa duket drejtorit shqiptar të Parqeve dhe Gjelbërimeve të  Qytetit të Shkupit por edhe punëtoreve të tij, ku një pjesë e mirë e tyre janë shqiptarë, nuk iu intereson shumë kjo tabelë e përdhosur dhe as kanë marrë guximin ta rregullojnë brenda një jave të plotë, shkruan AlsatM.

Ky akt shpreh qartazi se shqiptarët nuk kanë vend në këtë park, edhe pse ata që kujdesen për të duke filluar nga drejtori e deri te punëtori më i thjesht janë shqiptarë.