Kim Kardashian është pa diskutim një ndër personazhet më me influencë në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo publikon për fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese, përmes së cilave reklamon produktet e saj kozmetike.
Së fundmi, ndryshe nga herët e tjera, Kim ka vendosur të publikojë një fotografi shumë të vjetër të gjyshes së saj, në rrjetin social Instagram.
Bëhet fjalë për një imazh, i cili ishte realizuar kur gjyshja e saj ishte martuar për herë të parë – martesë e cila kishte zgjatur vetëm dy muaj e gjysmë.
Madje në mbishkrimin e fotografisë, Kim tregon historinë e veçantë të gjyshes, pasi familja kishin harxhuar gjithçka për dasmën e saj.
Dhe në fund, gjyshja e Kimit kishte zgjedhur të dëgjonte zemrën e saj, duke u ndarë nga ish-bashkëshorti.
“Sapo gjeta këtë foto të gjyshes sime të bukur në dasmën e saj. Martesa i zgjati vetëm 2.5 muaj dhe familja shpenzoi gjithë çfarë kishte në këtë dasmë. Ajo u ndje keq, por ndoqi zemrën. Uh, sa familjare ngjan!”, ka shkruar Kim në Instagram.
Një fat i ngjashëm e kishte ndjekur edhe vet Kim Kardashianin , e cila dikur ka qenë e martuar me basketbollistin e njohur Kris Humphries, dhe martesa e tyre ka zgjatur vetëm 72 ditë.
Tani, ajo është e martuar me reperin me famë botërore, Kanye West, dhe së bashku kanë tre fëmijë: vajzat North dhe Chikago, dhe djalin, Saint.