Fjalë Kyçe

Holanda hap baret, muzetë dhe teatrot

Holanda hap baret, muzetë dhe teatrot

Qeveria e Holandës do të heq disa nga kufizimet kundër COVID-19, që janë ndër më të ashprat në Evropë. Për t’u hapur priten baret, restorantet, muzetë dhe teatrot.

Për më shumë se një muaj të gjitha këto ambiente janë të mbyllura, po ashtu rregulla strikte pati edhe shkollat, ku ishin mbyllur një e katërta e shkollave fillore.

Të martën, kryeministri Mark Rutte, i bëri të ditura këto pavarësisht se ka rekorde të infeksioneve me koronavirus.

“Ne po bëjmë një hap të madh sot për të zhbllokuar Holandën, ndërkohë që numrat e infeksioneve po rriten me të vërtetë,” tha Rutte në një konferencë shtypi në Hagë.

Këto lokale do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Derisa, ekipet sportive profesionale do të lejohen të mbushin stadiumet vetëm me një të tretën e kapaciteteve të tyre normale, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.