Fjalë Kyçe

Horoskopi 11 prill, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 11 prill, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Do jetë një e shtunë e këndshme me Hënën në Shigjeta. Jeta aktive është shumë e favorizuar dhe e subvencionuara nga Mërkuri. Fazë shumë e kënaqshme edhe për sa i përket dashurisë, veçanërisht për beqarët që kërkojnë një strehë të sigurt.

Demi

E shtunë pak e çuditshme por e ëmbël vetëm nga ana emocionale. Mos bëni shenzime të panevojshme. Partneri juaj do jetë super romantic dhe mund të bëni lojëra erotike. Por a është kjo e kenaqshme për ju? Kurioziteti do të mbizotërojë dhe do tërheqeni nga gjëra të reja.

Binjakët

Sot do keni dëshirën të argëtoheni dhe të kënaqëni me sportin tuaj të preferuar. Nga ana tjetër, yjet do ju bëjnë të bini në dashuri nëse jeni beqar. Nëse jeni në çift, mos u shqetësoni për situatat e pakëndshme, janë vetëm disa keqkuptime të vogla që do i zgjidhni.

Gaforrja

Dita e sotme ju lejon të gjeni mundësi dhe zgjidhje fituese. Mërkuri do kalojë sot në Dash duke ju krijuar një dhimbje koke, shpërqëndrim dhe probleme me komunikimin. Nëse jeni i dashuruar, përvishni mëngët sepse keni shumë për të sqaruar me partnerin.

Luani

Keni çdo mundësi në dorë për t’u relaksuar. Edhe në shtëpi mund të argëtoheni duke komunikuar hapur dhe pa doreza me njerëzit përrjusheth . E vetmja pengesë janë paratë e kursyera që do i shpenzoni fuqishëm për festën e Pashkëve. Do kaloni një mbrëmje argëtuese.

Virgjëresha

Nuk përjashtohen pakënaqësinë e vogël familjare ditën e sotme, por mund të kapërehen me disa fjalë të ngrohta dhe dhurata. Intuita juaj ju bën të aftë të merrni me mend problemet dhe pritjet e të dashurit, duke ju lejuar të rakordoni në kohë. Vendosni veten në vëzhgim dhe përpiquni të kuptoni se çfarë është e gabuar dhe çfarë jo.

Peshorja

Këtë të shtunë do jeni të mbushur me shumë lumturi. Yjet do ju japin emocione, sugjerime dhe mundësi të pafundme! Në fakt, ju jeni më shumë se kurrë mjeshtër të emocioneve tuaja, të ekuilibruar, sensuale dhe pasionante, me energjinë e duhur për të jetuar mirë. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të përfitoni nga kjo gjendje për të goditur në zemrën e atij që doni.

Akrepi

E shtuna do jetë një ditë e qetë për ju edhe pse Jupiteri dhe Saturni në Bricjap do ju bëjnë të shpenzoni energji më shumë se sa duhet. Nëse jeni në çift ju keni nevojë për diçka të re dhe ndryshe. Për dikë dëshira për të shpëtuar do të bëhet e domosdoshme.

Shigjetari

Hëna do ju shkaktojë shumë pengesa dhe godtitje me pasoja mjaft të pakëndshme, veçanërisht në jetën në çift dhe familjare! Do keni shpenzime të fuqishme, shumë para do ju dalin nga xhepi. Përqendroni vëmendjen tek miqtë tuaj dhe në interesat kulturore.

Ujori

Një ëndërr që keni ruajtur për një kohë të gjatë do të bëhet e vërtetë kur ju e prisni më pak; përveç kësaj, intuita juaj do jetë shumë e saktë. Në fushën sentimentale më në fund mund të rregulloni marrëdhënien me partnerin tuaj që ditët e fundit, ka shkaktuar shqetësime dhe disa momente pasigurie. Argëtohuni dhe praktikoni sportet tuaja të preferuara.

Peshqit

Hëna jo shumë në favor. Ju mund të ndiheni të tensionuar dhe shumë konfuzë. Disponimi juaj do jetë jo shumë i prirur për marrëdhëniet njerëzore. Madje as me partnerin nuk do shkoni shumë mirë. Lini disa angazhime dhe relaksohuni.