Dashi
Flisni me mend kur negocioni me një të afërm apo fqinj të ndjeshëm. Ka ardhur koha që miku juaj të bëjë një zgjedhje. Sa më shumë që zgjatet kjo punë, aq më tepër probleme do të keni. Për fat të mirë, keni aftësi të forta bindëse. Po ashtu ju ndihmon fakti se jeni person i respektuar për optimizmin dhe inteligjencën që keni. Njerëzit e dinë që keni instinkte të mira. Kur i udhëzoni të bëjnë diçka, ata ndjekin me kujdes porosinë tuaj.
Demi
Është ndjenjë e jashtëzakonshme të kaloni kohë në rrethin e familjes. Jeni lodhur duke u përpjekur të bëheni të kuptueshëm për disa njerëz të huaj. Të afërmit ju kuptojnë dhe ju çmojnë. Ata e dinë se jeni tip që i shikoni gjërat në mënyrë praktike. Prioriteti juaj më i madh është të gjeni mënyra për të ngritur sigurinë financiare. Për fat të mirë, kolegu i punës ose partneri do të promovohet në një punë të lakmueshme. Do t’i ndajë të ardhurat me ju.
Binjakët
Jeni duke ecur para me vetëbesim dhe kjo ju udhëheq nga suksesi. Përfitoni nga rasti për t’ia prezantuar një ide brilante shefit tuaj. Ai e admiron fuqinë tuaj kreative dhe do të ju shpërblejë. Mos u befasoni kur ju ofrohet rritje page. Nëse jeni të papunë, është koha ideale të shkoni nëpër intervista. Do të lini përshtypje të mrekullueshme, sidomos me etikën e fortë të punës. Po ashtu do t’ju ndihmojnë shumë aftësitë komunikuese.
Gaforrja
Ju dini si të nxirrni më të mirën nga çdo gjë. Kjo ndodh sepse dini si të mposhtni situatat negative me qasje pozitive. Kur dikush merr detyra prej jush, mundohet të punojë më shumë vetëm për të marrë miratimin tuaj. Do të keni në dispozicion më shumë para për të bërë jetë luksoze. Përfitoni nga rasti të blini diçka të veçantë për fëmijën apo partnerin tuaj. Këto gjëra lënë përshtypje të thellë. Jeni në prag të një mundësie për të marrë ligjërata nga një artist i respektueshëm.
Luani
Pamja juaj e mirë ju hap shumë dyer. Përfitoni nga rasti t’i qaseni një lideri të respektuar komunikimi. Kontakti me të do të shërbejë edhe privatisht, edhe në aspektin profesional. Puna në ambient më privat ju jep shans të shtoni elemente kreative në një medium të dalë mode. Është ndjenjë çliruese të ikni nga mbikëqyrja e një mikromenaxheri. Sapo të përfundoni punët, dilni në ndonjë festë. Është mirë të rrethoheni nga miqtë. Ata kanë fuqi t’ju inspirojnë.
Virgjëresha
Ju rekomandohet të kaloni më shumë kohë me të dashurin. Kohëve të fundit e keni pasur të vështirë të shijoni shoqërinë e njëri-tjetrit. Keni qenë të hutuar me punë dhe përgjegjësi familjare. Është mirë të ndani pak kohë për të dalë nga kjo rutinë. Më pas do t’ju kërkohet të bëni një punë vullnetare. Do të jetë koha ideale të kanalizoni aftësitë organizative. Një fond i papritur do të ju vijë nga dera, mos e lini pa e marrë.
Peshorja
Miqtë artistë janë inspirim për talentin tuaj kreativ. Përfitoni nga rasti të shkruani ndonjë artikull, të pikturoni ose të vallëzoni. Ky angazhim mund të përfundojë me shanse interesante në karrierën tuaj. Një epror që admiron aftësitë dhe vizionin tuaj do të kërkojë t’i bashkoheni ekipit të tij. Është rast ideale të paguheni për punën që e dashuroni. Paga mund të mos jetë e mirë por të paktën do të keni një burim të ardhurash.
Akrepi
Puna dhe angazhimi i madh po ju shpërblehen. Mos u befasoni kur shefi juaj ju dërgon në një udhëtim glamuroz. Ai e di se kujt t’ia besojë një informatë të ndjeshme. Për më tepër, do të ju duhet të largoheni me kilometra larg për të shkëmbyer kontakte me konsumatorët. Njohja me një kulturë të re do të ju ndihmojë të arrini suksesin. Është mirë të projektoni imazhin tuaj me shumë vetëbesim. Në këtë mënyrë e keni të fituar gjysmën e betejës.
Shigjetari
Pak kohë intime do të ngrejë vetëbesimin tënd. Është mirë kur e dini se shefi yt beson se jeni duke bërë gjënë e duhur. Ka mundësi që do t’ju ofrojë një dikaster të rëndësishëm që ka të bëjë me marrëdhëniet me publikun. Ballafaqimi me problemet e konsumatorëve do të kthehet në punën tuaj të preferuar. Mos u befasoni kur të merrni bonus ose shpërblim për kontributin e jashtëzakonshëm. Lejoni të dashurit ose kolegut t’ju dhurojë një darkë për të festuar.
Bricjapi
Mbështetuni tek një mik për çështje karriere. Po ndiheni sikur nuk jeni në formën e duhur. Bisedat me personat që doni mund të bëjnë të kuptoni se kjo situatë ju ka munduar prej shumë kohësh. Nuk është unike për ju. Por kur i dini gjërat ndiheni më rehat. Për fat të mirë, kolegët tuaj ndajnë të njëjtat brenga dhe do t’ju mbështesin. Konfrontojeni një shef që nuk është treguar korr
Ujori
Duhet të merrni një vendim jo shumë të mirë në punë. Nuk është e lehtë të tregoheni të rreptë para një kolegu që ka pasur probleme private por thjesht s’mund ta toleroni më gjatë këtë situatë. Keni nevojë për dikë që mund të kryejë detyrat themelore. Deri tani keni pasur punë me dikë që s’ka qenë i gatshëm të marrë këto përgjegjësi. Por personin e ri duhet ta bindni se paga e tij nuk përkon me pritjet. Pasi ta zbrisni në tokë, mund të filloni bashkëpunimin produktiv.
Peshqit
Do t’ju ftojnë të ndani ekspertizën tuaj. Është ndjenjë e mirë të ligjëroni para një grupi studentësh entuziastë. Ata i përshtaten qasjes suaj fleksibile. Nëse dështoni me një metodë, provoni me një tjetër, derisa ata të marrin mësimin. Mos u befasoni nëse jeta juaj private nis të përmirësohet si rezultat i kësaj pune. Jeni shumë joshëse kur shpërfaqni talentin e punës. Mund të jetë e nevojshme të zgjeroni ambientin shtëpiak. Është mirë të gjeni një shtëpi ose banesë të re.