Fjalë Kyçe

Horoskopi ditor

Horoskopi ditor

Dashi
21.03-20.04

Jeni më të vendosur se kurrë të merrni paratë që meritoni. Nëse dikush ju thotë se çmimi është i lartë, negociojeni me të. Një dozë e vogël flirtimi do t’u ndihmojë shumë. Jeni në bisedime për punë? Mos pranoni gjithçka që ju ofrohet. Duke kërkuar më shumë ia dëshmoni shefit tuaj të ardhshëm se ju vleni më shumë. Kur të arrini çmim më të lartë do të fitoni respektin që meritoni. Mos u brengosni, do të arrini gjithçka që dëshironi.

Demi
21.04-20.05

Njerëzit janë shumë të tërhequr nga sharmi juaj. Është koha të kërkoni gjithçka që dëshironi, qoftë takim, punë apo angazhim kreativ. Do të jetë e pamundur të refuzohet kërkesa juaj. Nëse hasni në rezistencë, ngulni këmbë për dëshirat tuaja. Do të arrini suksese shumë më shpejt sesa mendoni. Disa njerëz kanë dëshirë të paguhen me para ose shërbime. Për fat të mirë, fuqitë tuaja bindëse janë të larta. Shfrytëzojini ato!

Binjakët
21.05-20.06

Thellë në veten tuaj ju keni nevojë për stabilitet. Shfrytëzoni këtë rast për të kursyer ca para. Një llogari e fshehtë bankare do të ishte e mirëseardhur për rehatinë tuaj. Mos i tregoni askujt për këtë fond, sepse do të vërshoheni nga kërkesat për huazime. Jeni person që keni shumë aftësi të përfitoni para, por nuk dini t’i menaxhoni. Herën tjetër kur t’jua kërkojnë hua, refuzoni. Po punoni shumë dhe nuk ia vlen të humbni paratë në njerëz të pavlerë.

Gaforrja
21.06-20.07

Një mik juaji do t’ju kërkojë t’i bëni shoqëri në pushime luksoze. Megjithëse nuk ndiheni mirë duke pranuar një dhuratë kaq me vlerë, kësaj radhe duhet të bëni përjashtim. Në anën tjetër, ky mund të jetë një rast i mirë që të eksploroni një vend interesant. Merrni me vete gjërat praktike. Nuk do t’ju duhen shumë rroba, vetëm disa që mund t’i shfrytëzoni në kohë të mirë. Mos harroni të merrni me vete një palë këpucë të rehatshme.

Luani
21.07-20.08

Paraqitja e një imazhi mbresëlënës është vendimtar për sukseset në karrierën tuaj. Investoni në dukjen tuaj. Kur dukeni bukur, shefi juaj do t’ju ofrojë punë më të mirë. Mos harroni të kujdeseni edhe për aksesorët. Këpucë të bukura, modeli më i ri i telefonave po ashtu janë të rëndësishëm. Jeni duke menduar si të qaseni në industri? Fushat që kanë të bëjnë me art, kozmetikë janë të vlefshme për t’u hulumtuar. Dërgoni aplikacione për punë në disa kompani të ndryshme.

Virgjëresha
21.08-20.09

Përfitimet tuaja mund të rriten nëse avancoheni me njohuri praktike. Angazhohuni të mbani disa orë mësimi me një profesor të respektuar. Ai do të jetë mësues i mirë për detaje. Natyrisht do të ju duhet kohë derisa të fitoni statusin e ekspertit, por do t’ia vlejë pritja. Ndërkohë mos u befasoni nëse instruktori juaj ju jep shenja flirtimi. Ju të dy keni shumë gjëra të përbashkëta dhe mund të ndërtoni një të ardhme të mirë së bashku.

Peshorja
21.09-20.10

Keni instinkte të mrekullueshme për të investuar ku duhet. Përfitoni nga kjo mundësi të investoni paratë në ndonjë projekt që ka të bëjë me art ose muzikë. Ky projekt do t’ju gjendet në kohë të mira e të vështira. Po ashtu do të fitoni një lloj lirie. Është e vështirë të detyroheni të qëndroni në lidhje ose punë. Me pak shtytje do të keni raste të mëdha që ju sjellin lumturi.

Akrepi
21.10-20.11

Lidhja juaj nuk është pa sfida, sepse ju jeni person shumë xheloz nëse përballeni me ndonjë rival potencial. Rezistojuni këtyre ndjenjave. Sa më shumë që dëshironi të kontrolloni partnerin aq më e dobët do të bëhet lidhja juaj. Besimi është elementi kryesor i një lidhjeje. Nëse jeni beqar, duhet t’i bashkoheni ndonjë grupi “online”. Do të keni disa raste, por fokusohuni që të zbuloni atë që ju përshtatet.

Shigjetari
21.11-20.12

Prioriteti juaj kryesor do të jetë gjetja e një pune të sigurt. Në të kaluarën u keni ikur rasteve që ju kanë ngarkuar me shumë përgjegjësi. Por kjo gjë do të ndryshojë. Do të kërkoni një punë më të vlefshme që ju jep më shumë qetësi, mbase që ka të bëjë me ndonjë park ose kopsht. Mbrojtja sociale e tyre do t’ju bëjë të ndiheni mirë për shumë arsye.

Bricjapi
21.12-20.01

Jeta juaj private do të ketë mbështetjen e yjeve. Nëse jeni duke kërkuar romancë, do ta takoni ndonjë person në restorant, kopsht ose ndonjë spektakël. Mbani veshët hapur për dikë që ka një të qeshur joshëse. Nëse keni të dashur, caktoni një takim relaksues diku më larg. Duke qenë i rrethuar me bukuri natyrore do të ngrihet pasioni mes ju të dyve. Mbase mund të vendosni të realizoni një projekt kreativ së bashku. Ju mund të merreni me gjërat kryesore, derisa partneri kujdeset për detajet.

Ujori
21.01-20.02

Nuk ka asgjë të keqe nëse merrni një sigurim shtesë nga shtëpia. Nëse nuk keni siguruar vendbanim, do t’u ju duhet ndihmë. Nëse shtëpia juaj është dëmtuar nga zjarri, do të keni rastin t’i kompensoni humbjet. Hapja e ndonjë biznesi mund të jetë profitabil. Një projekt i tillë do t’ ju sjellë përfitime për të paguar shkollimin. Është koha të ngini potencialin tuaj sa u përket parave.

Peshqit
21.02-20.03

Jeni shumë më pak të këndshëm sesa pretendoni. Nëse dikush ju propozon diçka që nuk dëshironi ta bëni, thjesht duhet të refuzoni. Mos realizoni plane që nuk ju pëlqejnë. Aktualisht, jeni duke punuar me kufi. Gjeni mënyrën për të rritur materialet dhe të arrini marrëveshje për të ardhmen. Distancohuni nga një bisedë me një koleg i cili luan shpejt dhe zbraz shumë shpejt llogarinë e tij. Për t’ia bërë qejfin atij duhet të bëni kompromis me reputacionin profesional.