Fjalë Kyçe

Horoskopi ditor

Horoskopi ditor

Dashi

21.03-20.04

Dëshirat rebele ju vënë në telashe. Në vend se të merreni me atë sesi ata që ju rrethojnë janë shtypës, më mirë fokusohuni në gjërat tuaja. Kjo mund të mos jetë e përshtatshme në fillim por bëhet më e lehtë me kalimin e kohës. Përdoreni mendjen të kultivoni paqe të brendshme. Nëse doni ta shijoni intimitetin, vëni fokusin mbi shpresat, ëndrrat dhe dëshirat e tjetrit. Duke i pasur në fokus këto ide do të shtroni rrugë për një lidhje që ju jep kënaqësi të dyja palëve.

Demi

21.04-20.05

Mund të humbni shumë mundësi nëse tregoheni person idealist. Jeni të frikësuar të shpresoni për diçka më të mirë nga frika e zhgënjimit. Potenciali juaj zvogëlohet kur jeni skeptik. Lini mënjanë dilemat, thojeni ndonjë lutje dhe qëlloni yjet. Do të kënaqeni kur të zbuloni gjëra të rëndësishme për veten. Nëse shkoni me turmën, nuk do të ndiheni të kënaqur. Tregohuni të guximshëm për të kërkuar më të mirën në jetë.

Binjakët

21.05-20.06

Nëse jeni shumë të sinqertë mund t’i dëmtoni disa raporte. Edhe nëse nuk brengoseni se çfarë mendon një koleg apo fqinj për ju, është e rëndësishme ta trajtoni me respekt dhe dinjitet. Nëse bëni vërejtje që e lëndojnë do të vini benzinë në zjarr. Mos e bëni. Në vend se të shqetësoheni se çfarë mendojnë të tjerët për një projekt kreativ, lini idetë të rrjedhin si lum. Jepni vetes leje të eksperimentoni, të thyeni rregullat dhe të sfidoni autoritetin.

Gaforrja

21.06-20.07

Sa më shpejt që e falni dikë që ju ka tradhtuar, aq më të suksesshëm do të jeni. Nuk ka mundësi t’i përdorni krejt dhuntitë kur jeni të zemëruar. Praktikoni një dozë mëshire sepse kjo s’do të thotë se po e arsyetoni një sjellje të keqe. Është mirë të liroheni pak nga paragjykime për të tjerët. Një koleg apo fqinj i ri që duket paksa i ashpër është person i mrekullueshëm. Nëse menjëherë i qaseni me të keq do të jetë humbje për të dy.

Luani

21.07-20.08

Rezistoni idesë të manipuloni të tjerët. Edhe pse keni fuqinë dhe ndikimin mbi të tjerët, duhet të keni kujdes se si ta përdorni këtë. Nëse i nxitni disa individë të veprojnë kundër interesave të tyre do të lëndoheni. Mos e dëmtoni reputacionin tuaj duke përdorur taktika të tilla. Kur gjërat shkojnë gabimisht mos u mërzitni. Shikoni sesa mund të mësoni nga ky zhgënjim. Sa më të pamposhtur që jeni në qasjen ndaj problemeve, aq më lehtë do të zhduken ato.

Virgjëresha

21.08-20.09

Tregohuni të këndshëm dhe të kujdesshëm ndaj vetes suaj edhe nëse nuk ju duket që gjithçka po shkon si duhet. Është mirë ta inkurajoni veten dhe kësisoj edhe trupi ju përgjigjet njëjtë. Krijoni shprehinë të thoni “jeni të bukur”, sa herë që shiheni në pasqyrë. Nëse keni telashe të lidheni në një raport, ekzaminoni pritjet tuaja. Ka shanse që do të ndaloni diçka. Jo domosdo dashuria duhet të jetë e parashikueshme.

Peshorja

21.09-20.10

Jepni dikujt tjetër mundësi të dalë në qendër të vëmendjes. Zakonisht ju jeni superylli me mençurinë, inteligjencën dhe sharmin tuaj. Kjo nganjëherë i lë të tjerët të ndihen nën hije. Tërhiqeni vëmendjen kah arritjet e një miku, të afërmi apo koleg dhe do t’i përmirësoni raportet me ta. Nuk do të ndiheni të lumtur duke theksuar këto por në vend se të mendoni se çfarë nuk keni, shijoni ato që posedoni.

Akrepi

21.10-20.11

Nëse bëheni posesiv mund të dëmtoni shumë raporte. Duke u mundësuar personave të dashur të merreni me miqësitë e interesat e tyre, ua dëshmoni se keni besim në lidhjen tuaj. Qëndrimi juaj prej të besueshme e rrit dashurinë. Zëvendësoni frikën me besim. Nëse doni të jeni në qendër të vëmendjes gjithë kohën, shikoni pak të gjitha anët. Nëse përshtateni me më pak do ta shijoni jetën në mënyra që nuk u janë dukur të pritshme.

Shigjetari

21.11-20.12

Thashethemet janë sinjal i mospërmbushjes. Nëse e zini veten duke spekuluar për jetën e tjerëve, mos e bëni më. Pyeteni veten pse jeni të palumtur dhe sesi ta ndërroni këtë gjendje. Shkruani, lexoni dhe studioni sepse do të përmirësoni anën shpirtërore. Nëse nuk e keni realizuar një ëndërr të kamotshme, merreni përsipër situatën. Në vend se t’i fajësoni të tjerët për dështimet, merrni kontrollin.

Bricjapi

21.12-20.01

Bëhuni të hapur ndaj ndryshimeve edhe nëse nuk ju konvenojnë. Sa më fleksibil që jeni, aq më mirë. Edhe pse jeni krejtësisht mirë në një situatë aktuale, ka shanse që rrethanat e reja t’ju bëjnë edhe më të suksesshëm. Pranojeni të panjohurën. S’ka asgjë të gabuar me të qenit të lirë por duhet t’i trajtoni të tjerët me dinjitet dhe respekt. Kurdo që ndiheni të bezdisur nga një lidhje, thojeni. Eksploroni mënyra për t’i përmirësuar gjërat.

Ujori

21.01-20.02

Mosdurimi e bën edhe më sfiduese një situatë. Në vend se t’i bëni presion dikujt, bëjeni një largim strategjik. Duke i lënë gjërat të shpalosen në kohën e vet, ju merreni me çështje që kanë rëndësi. Lexoni ose dëgjoni muzikë. Mënyra më e shpejtë për të avancuar interesat tuaja është ta dini se çfarë doni dhe të imagjinoni sesi ndiheni kur e merrni.

Peshqit

21.02-20.03

Pritja për kohë më të lumtura po ju merr energji. Shijoni fuqinë e momentit. Bëni një listë me gjëra për të cilat ndiheni falënderues kurdo që ju mundojnë rrethanat. Kur jeni falënderues, tërhiqni perspektivë si magnet. Jeni më me fat seç mendoni. Nëse ua impononi dikujt standardet tuaja, shkaktoni telashe. Më mirë lini të tjerët të merren me kontributet e veta. Lavdëroni për përpjekjet dhe fitoni besimin e tyre.