Dashi
21.03-20.04
Një person atraktiv si ju e ka vështirë t’i marrë gjërat me qetësi. Krijoni një ambient më të përshtatshëm në shtëpi që do t’ju japë më shumë kënaqësi në jetë. Trajtoni me kujdes krijimet tuaja. Është mirë të përdorni materiale të duhura, ngjyra të pasura dhe ndriçim të lehtë. Nëse jeni duke negociuar ndonjë marrëveshje për prona, mos u dakordoni shpejt. Sa më gjatë që t’i vazhdoni negociatat, aq më mirë do të përfundoni. Prisni një ditë ose dy para se të nënshkruani kontratën.
Demi
21.04-20.05
Po ndiheni shumë të prirë për aventura dhe ju pret një udhëtim i shkurtër. Do të freskoni edhe pamjen e jashtme nëse dilni më shpesh nga shtëpia. Përfitoni nga rasti për të vizituar një mik që jeton në afërsi. Shijoni ribashkimin me të. Kohëve të fundit keni menduar të bëni disa ndryshime në shtëpi por ende nuk jeni të sigurt se kur duhet të filloni. Do të ishte mirë të shikoni modelet e të tjerëve. Vendosni a dëshironi një ambient më të rehatshëm apo më stimulues.
Binjakët
21.05-20.06
Duhet t’i qaseni me më shumë lehtësi një problemi financiar. Do ta keni më të lehtë të gjeni zgjidhje nëse paraqiteni më pak të shqetësuar. Nëse nuk mund të paguani një faturë, bisedoni me bankën në një mënyrë më shoqërore. Shprehni dëshirat për të përmbushur obligimet tuaja sa më shpejt që të jetë e mundur. Mund ta bëni këtë nëpërmjet një programi kthimi ose shkalle më të ulët të interesit. Edhe pse në fillim do të hasni në vështirësi, në fund do të arrini marrëveshje të leverdishme për të dyja palët.
Gaforrja
21.06-20.07
Po ndiheni mirë që keni gjetur veten. Më nuk keni nevojë të mbroheni para njerëzve. Do të keni rast të bisedoni për punë ideale dhe për situata më të përditshme. Në vend se t’i lini të gjitha punët për minutën e fundit, duhet të krijoni një sistem ku punët kryhen me qetësi dhe në kohë të duhur. Nuk është e nevojshme të punoni pa pushim sepse mund të bllokoheni. Mos i lini të tjerët të tallen me përgatitjet tuaja të kujdesshme.
Luani
21.07-20.08
Mungesa e parave të gatshme ose marrja e disa mjeteve financiare në një fat të papritur, mund t’ua komplikojë jetën. Do të takoheni me njerëz të cilët thonë se mund t’ju ndihmojnë të merreni me kaosin tuaj financiar dhe emocional, por si mund ta dini se duhet t’u besoni? Kërkoni këshilla nga ata që ju kanë trajtuar në të kaluarën dhe të cilët nëpërmjet veprimeve të tyre e kanë dëshmuar se dinë se çfarë po flasin.
Virgjëresha
21.08-20.09
Jeni në prag të një mundësie interesante. Është koha ideale të bëni ndonjë udhëtim ekzotik ose marrëveshje biznesi me një kompani të huaj. Zgjerojeni horizontin sepse do të keni përfitime personale dhe profesionale. Është e natyrshme që nuk e filloni ndonjë aventurë pa bërë përgatitjet e nevojshme. Nuk ka rëndësi a është fjala për të mësuar gjuhë të re, të lexoni historinë e ndonjë vendi apo të lexoni gazetë. E rëndësishme është të mirëprisni mënyra të reja të të menduarit, jetesës dhe sjelljes.
Peshorja
21.09-20.10
Dëgjoni me kujdes atë që ju thotë një koleg i punës ose i dashuri juaj. Keni ide të qarta lidhur me hapat që duhen marrë në të ardhmen por s’do të merrni shumë përkrahje për këto propozime. E vërteta është se duhet të përfitoni nga një mendim i dytë. Keni tendencë t’i shikoni gjërat me qasje logjike, derisa miqtë tuaj u qasen gjërave me më shumë emocion. Mos u frikësoni të ecni para me metodat tuaja.
Akrepi
21.10-20.11
Do t’ju shpërblehet koha që keni kaluar me njerëz me ndikim. Kohëve të fundit, keni ndjenjën sikur e gjithë bota po bën konspiracion kundër jush. E mira është që keni një lloj avokati që ju mbështet. Nëse ia hapni zemrën këtij miku, do të tejkaloni zemërimin e së kaluarës. Papritmas, do të hapen mundësi të reja. Nëse jeni beqar, dilni me mikun e ngushtë. Ka kohë që ju të dy është dashur të bëni një bisedë nga zemra.
Shigjetari
21.11-20.12
Gjithmonë doni më shumë kohë të lirë, por keni kujdes me këtë. Për momentin, duhet të tregoheni më të organizuar. Motivojeni veten me afate që duhet arritur. Kjo do t’ju bëjë të vlerësoni kohën. Ndani për çdo ditë kohë për punë dhe ushtrime. Mos lejoni të tjerët të ndikojnë në aktivitetet tuaja ose do të krijoni shprehi të këqija prej të cilave është vështirë të largoheni. Një mik është duke shprehur interesim ndryshe për ju. Mos u ngutni.
Bricjapi
21.12-20.01
Është koha të përqendroheni tek gjërat e brendshme. Mos bëni panik edhe nëse nuk ju pëlqejnë gjërat që shihni. Duhet të hiqni dorë nga një shprehi e keqe, duke u fokusuar në punë. Duhet të merrni më shumë përgjegjësi nëse doni sukses. Përgjithësisht, preferoni t’i shmangeni angazhimeve. Bëhuni të sinqertë: A nuk do të dëshironit një punë që është më sfiduese sesa kjo që keni?
Ujori
21.01-20.02
Me një kthesë financiare mund të blini artikuj luksoz me çmime të volitshme. Njerëzit janë të gatshëm të negociojnë në këtë kohë të ekonomisë së shtrënguar. Juve gjithmonë ju pëlqejnë sfidat. Mos u befasoni nëse përjetoni tërheqje fizike me një pronar të dyqanit. Ai do të admirojë finesën tuaj, teksa ju do të adhuroni butësinë e tij. Ju të dy mund të jeni qift i mrekullueshëm nëse dëshironi. I gjithë flirti mes jush do të rezultojë me ndjenja të fuqishme.
Peshqit
21.02-20.03
Përmbusheni një dëshirë të fshehtë. Do të ndiheni të çliruar nëse shkoni në ndonjë vend të qetë ku mund të kënaqeni me një aktivitet jo të zakonshëm. Jeni lodhur duke mbrojtur shijen tuaj para disa njerëzve skeptikë. Nuk ka asgjë të keqe me ato që ju pëlqejnë. Nëse njerëzit fanatik ndihen të kërcënuar nga hobi juaj, është keq për ta. Mos iu tregoni më gjëra tuajat. Mbani pak privatësi.