Fjalë Kyçe

Horoskopi javor për periudhën nga 19 – 26 prill

Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime

Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme, transmeton Telegrafi.

DASHI (21 mars – 19 prill)

Puna: Ndjeni brenda jush një energji të re për të ndryshuar diçka në jetën tuaj. Një ngjarje e re është duke ju ardhur, do t’ju japë kurajën të bëni një lëvizje që prej kohësh keni menduar ta bëni.

Shëndeti: Do të jeni të ballafaquar me lodhje dhe mungesë energjie.

Dashuria: Ka ardhur momenti që të të jeni krejtësisht me veten, për të kuptuar se cilat janë nevojat tuaja të vërteta dhe nëse ia vlen që të krijoni lidhje serioze erotike.

DEMI (20 prill – 20 maj)

Puna: Durimi dha kapaciteti juaj do të vihen në provë gjatë këtyre ditëve. Do të jeni në gjendje të kaloni çdo vështirësi me sukses, por duhet të keni më shumë besim te personat që ju rrinë pranë.

Shëndeti: Projektoni një pushim qetësues.

Dashuria: Duhet të tregoheni më të përmbajtur dhe më të dashur, me një fjalë duhet ta evitoni arrogancën në dashuri ngase ajo nuk ju shpie askund. Po ashtu duhet të krijoni besimin e ndërsjellë me partnerin.

nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnë
Cilat janë arsyet që larësin tuaj duhet t’a zëvendësoni me sapun organik?
skinhairhealth.al
We Ranked These Beautiful Women – Who Is Number 1?
Car Novels

10 Food That Unclog Arteries (Most People Ignore)
Do It Houses

BINJAKËT (21 maj – 21 qershor)

Puna: Nëse tregoheni tepër të sinqertë keni për të lënë shteg që njerëzit të abuzojnë me ju.

Shëndeti: Kërkoni ta ndryshoni rutinën ditore në punë dhe të tregoni sa vleni.

Dashuria: Cili është për ju personifikimi i romancës? Përgjigjja do të ishte: Ju vetë! Do të pëlqeni në mënyrë të çmendur dikë dhe ai do t’ju duket pa diskutim shpirti juaj binjak. Mos ndoshta kjo do të kthehet në diçka më të fortë, në dashuri? Koha do ta tregojë!

GAFORRJA (22 qershor – 22 korrik)

Puna: Parashikohen stuhi të lehta, por ju me kujdes duhet të shikoni se ku e kanë zanafillën e tyre për t’i larguar sa më parë. Dhe jini të kujdesshëm, sepse disa konflikte të mbaruara mund të kthehen në situata të shëmtuara.

Shëndeti: Disponimi juaj do të jetë i ndryshueshëm, por shëndeti stabil.

Dashuria: Në sferën emocionale, është e nevojshme që të lini mënjanë egoizmin dhe të gjykoni me logjikë. Nuk jeni në trend, por nuk ka vend për brengosje.

LUANI (23 korrik – 22 gusht)

Puna: A ju duket sikur gjithçka që bëni është rutinë? A keni filluar të dyshoni për drejtimin që keni marrë? Mbase po i kushtoni tepër vëmendje, gjithsesi këto janë të gjitha gjëra të rëndësishme që duhen ballafaquar këto ditë.

Shëndeti: Keni humbur qetësinë me ato që ndodhin në jetën tuaj private dhe shoqërore.

Dashuria: Partneri kërkon përkushtim, sepse raportet momentale më shumë iu ngjasojnë atyre shoqërore se sa të një lidhjeje dashurie.

VIRGJËRESHA (23 gusht – 22 shtator)

Puna: Përdorni zgjuarsinë dhe veproni duke u bazuar tek instinkti juaj i zhvilluar.

Shëndeti: Përpiqu të balancosh punën me qejfin. Të qenit aktiv ka për t’ju bërë që t’i kaloni këto ditë më lehtë.

Dashuria: Mbase është e re ose era e dashurisë po i frynë një zjarri të vjetër, çfarë do qoftë ka për të qenë gjëja kryesore që do të keni në mendje. Një nga efektet e dashurisë është se ajo i vë gjërat e tjera si puna, etj. në një perspektivë tjetër.

PESHORJA (23 shtator – 23 tetor

Puna: E kërkoni ndryshimin, por ende nuk keni kurajë për një veprim të tillë.

Shëndeti: Gjendje relativisht e ndryshueshme, por asgjë brengosëse, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Gjatë kësaj jave parashikohet të përballoni mjaft konflikte sidomos në sferën e ndjenjave. Dhe kjo, sepse qëndrimi i juaj i distancuar ndaj partnerit e ka bërë atë që të mos ketë besim në ju. Për të fituar vendin e kërkuar në zemrën e tij, është e nevojshme që të silleni më me ngrohtësi dhe përkushtim.

AKREPI (24 tetor – 21 nëntor)

Puna: Do të merrni një qasje të re ndaj obligimeve në punë dhe karrierën tuaj. Jeni mjaft kreativ – mirëpo suksesi qëndron në bashkëpunim.

Shëndeti: Vetëm çlodhuni dhe gëzojini suksesit tuaj të shkëlqyer gjatë këtyre ditëve.

Dashuria: Kjo javë do të jetë tepër erotike, ndaj duhet patjetër të mos e humbisni këtë shans. Sikur keni konstatuar shanset për të patur njeriun e duhur në momentin e duhur, janë të pakta.

SHIGJETARI (22 nëntor – 21 dhjetor)

Puna: Java nis me një fjalë kyçe: disiplinë. Ka ardhur koha që të induktoni një dozë të lehtë në vetveten tuaj. Edhe pse ju po përpiqeni që çdo gjë të shkojë në mënyrën e duhur, bëni mirë që disa nga zakonet tuaja të ndryshojnë.

Shëndeti: Mos e tepro me ushqimin. Nuk duhet të arsyetoheni me stresin që po përballoni.

Dashuria: Një lidhje e rëndësishme do t’ju shqetësojë seriozisht. Nuk do të ishte në interes për ju që të pendoheni më vonë.

BRICJAPI (22 dhjetor – 19 janar

Puna: Çështje të arkivuara tashmë vazhdojnë të turbullojnë mendjen tuaj. Edhe nëse disa nga projektet tuaja duken sikur janë të pakalueshme, do të ndiheshit më keq nëse nuk do t’i jepnit një goditje të fortë atyre, duke i përballuar me vendosmëri.

Shëndeti: Tregohuni pak më tolerantë, edhe pse fjalët e të tjerëve të bëjnë të ndihesh nervoz.

Dashuria: Tashmë do të jeni edhe më të gatshëm për të kaluar disa ditë në shoqëri të këndshme dhe romantike.

UJORI (20 janar – 18 shkurt)

Puna: Në sferën profesionale mund të paraqiten disa pasiguri, por shumë shpejt do t’ia gjeni anën për t’i kapërcyer.

Shëndeti: Shfrytëzojeni çdo rast që ju ofrohet për pak relaks.

Dashuria: Nuk do të jeni të kënaqur me rrjedhën e jetës tuaj emotive. Prandaj, eklipsi i Hënës në shenjën tuaj mund të stimulojë tek ju sensin e aventurës. Mos shkoni rrotull, por ndiqni ëndrrën tuaj pa marrë parasysh asgjë që përpiqet t’ju pengojë.

PESHQIT (19 shkurt – 20 mars)

Puna: Vetëm pse jeta nuk iu ka dhënë gjithmonë gëzime dhe privilegje, nuk do të thotë që ndonjëherë s’mund të jetë pak më bujare me ju.

Shëndeti: Dashuria lufton çdo sëmundje.

Dashuria: Kujdesuni të mos shkelni mbi parimet të cilat keni ndërtuar që në fillim lidhjen tuaj aktuale. Por, nëse guxoni të ndërroni rrugë, bëjeni më vonë pasi që do t’ju krijohen kushtet e nevojshme për flirtime, njohje me interes jo vetëm erotik, por edhe më të gjatë.