Fjalë Kyçe

Horoskopi mujor, Tetor 2019

Horoskopi mujor, Tetor 2019

Dashi

Gjatë këtij muaji do të përmbushni dëshirat tuaja për të qenë të pavarur dhe gjithashtu të specifikoni edhe njëherë marrëdhëniet që keni. Sa i përket punës, duket se tetori paraqitet një muaj i mirë për ju të shenjës së dashit.  Në ditët e fundit të muajit do të shikoni se një marrëdhënie miqësore apo pune do të kthehet në nivelin e romancës. Pas datës 15 tetor do të nisni të keni mendime shumë të thella lidhur me çështjet personale. Pas datës 22 do të keni shumë ndryshime në aspektin personal, ndërkohë pas datës 24 tetor kuptoni nëse grupet shoqërore ku jeni pjesë meritojnë vëmendjen tuaj ose jo. Data 27 do të sjellë lajme paralajmëruese lidhur me situatën tuaj financiare.

Demi

Aftësia juaj për të qenë produktiv do të testohet gjatë këtij muaji në punë, pasi ju është shtuar fluksi. Mos ndaloni së kërkuari situata dhe mundësi të favorshme përgjatë të gjithë tetorit. Shëndeti paraqitet i shkëlqyer për të shenjës së demit gjatë gjithë muajit. Pas datës 13 tetor do të nisni një fazë të re me projekte si dhe do të keni një ambient shumë komod pune. Data 15 ju sjellë një valë intensive bisedimesh me partnerët dhe kolegët tuaj. Gjithashtu edhe data 24 lidhet drejtpërdrejtë me karrierën tuaj. Data 27 ju sjellë qartësi sa i përket ndjesive dhe aspekti tuaj personal.

Binjakët

Këtë muaj do jeni në gjendjen e duhur për të luajtur. Do të zgjidhni mes romancës dhe kreativitetit. Gjithashtu në tetor ju presin ndryshime në shtëpi dhe ndoshta do të vijnë edhe vizitorë që nuk i prisni. Ditët e fundit të muajit do të jeni në humor të mirë për të t’ia kaluar sa më bukur. Hëna e re në datën 13 do të jenë e mirë për të nisur me projekte të reja që nxjerrin në pah anën tuaj artistike. Pas datës15 do të përfshiheni  në një punë që ka në fokus mendimet tuaja dhe për këtë arsye duhet të fokusoheni mirë në detaje. Komunikimi me kolegët do të jetë në përmirësim. Do të ishte mirë të merrnit parasysh një regjim të ri për shëndetin, pasi është koha e duhur të nisni një diet të re. Në datën 27 do të jeni më shumë të fokusuar në çështjet e aspektit tuaj emocional dhe spiritual.

Gaforrja

Ky muaj do të jetë i mbushur me shumë vizita, biseda nostalgjike,debate të ndezura si dhe risi të tjera që nuk i prisnit. Bëni kujdes pasi mund të përfshiheni në diskutime të forta me familjarët. Hëna e re në datën 13 tetor do të jetë ideale për të nisur një projekt të ri që ka të bëjë me familjen gjithashtu edhe më sigurinë tuaj. Pas datës 15 tetor do të filloni t’i shprehni me zë të lartë ato që ndjeni duke u përfshirë në këtë mënyrë emocionalisht edhe me persona të tjerë. Ditët e fundit të muajit do të mendoni rreth shumë gjërave që kanë të bëjnë me jetën tuaj. Data 27 do të sjellë përgjigje për shumë ëndrra dhe arritje për të cilat prisni të dëgjoni prej kohësh.

Luani

Universi ju kërkon këtë muaj që të shpalosni sa më shumë krijimtarinë tuaj të brendshme gjatë përditshmërisë tuaj. Planet tuaja për të ardhmen po shtohen çdo ditë e më shumë. Duke patur parasysh vlerat tuaja do të zbuloni se sa shumë dashuri ka në përditshmërinë tuaj. Shumë shpejt dikush do të ju bëjë një propozim. Pas 15 tetorit mendimet tuaja do të fokusohen tek shtëpia, familja si dhe tek siguria juaj personale. Pas datës 24 do të nisni të analizoni me vëmendje marrëdhëniet që keni si dhe bashkëpunëtorët. Data 27 ju sjellë paralajmërime me çështje të lidhura me karrierën dhe projektet që ju keni në mendje.

Virgjëresha

Do të përdorni talentin tuaj të brendshëm këtë muaj për të stabilizuar financat, pasi aftësia juaj për të bërë para është në nivele të larta. Ju ja dilni të gjeni gjithnjë mënyra për të patur efektshmëri.I gjithë ky  muaj flet për arritjet tuaja financiare, ndërkohë që pritet të befasoni këdo që keni pranë. Hëna e re në datën 13 është një ditë e mirë për të nisur një projekt të ri që do të rrisë të ardhurat tuaja. Pas datës 15 do të nisni komunikime shumë të frytshme me bashkëpunëtorë. Pas datës 24 bëni kujdes pasi jo të gjithë kolegët e punës do të kuptojnë mënyrën sesi punoni. Data 27 do të ishte ideale për të pushuar paka nga rutina juaj.

Peshorja

Gëzuar ditëlindjen për shenjën me sharmante, diplomate dhe artistike të zodiakut. Këtë muaj keni shumë energji që vjen nga planetet në muajin tuaj të lindjes peshore. Do të jeni në qendër të vëmendjen gjatë gjithë kohës dhe do të keni shumë për të komunikuar. Shumë mundësi dhe me fat do të jetë ky muaj për ju. Me shumë gjasa keni nisur projekte të reja. Keni një sasi të madhe energjie,e cila do të zgjasë deri në mes të Nëntorit. Pas datës 15 do të analizoni vlerat materiale, intelektuale dhe shpirtërore. Në datën 22 do të merreni me shpenzimet dhe financat tuaja. Pritet të nisni një romancë të re pas datës 24. Çdo aspekt që ju ka shqetësuar do të përmirësohet pas datës 27. Deri në fund të muajit do t’a keni ndryshuar tërësisht pamjen tuaj.

Akrepi

Ju ndiheni tamam si një vullkan që është gati për të shpërthyer Energjia e peshores këtë muaj do të bëjë që gjërat për ju të jenë të paqarta. Pritet që gjatë këtij muaji të ndiheni të irrituar, kështu që përpiquni të fitoni paqe, qetësi mendore dhe fizike për të përballuar tensionin. Megjithatë duket se Tetori është një muaj i mirë për të ndjekur ëndrrat dhe qëllimet. Merrni pjesë në aktivitete dhe kaloni më shumë kohë më miqtë. Pas datës 15 gjërat do të përmirësohen. Cikli juaj astrologjik do të nis në datën 22. Pas datës 24 do të keni disa çështje të paqarta në shtëpi dhe familje. Data 27 sjellë nevojën për bashkëpunime apo lidhje të reja. Mund të zbuloni një admirues sekret në fund të këtij muaji.

Shigjetari

Një muaj i shkëlqyer për të ndjekur ëndrrat dhe qëllimet tuaja, për të marrë pjesë në disa aktivitete ku mund të jeni lider si dhe të kaloni kohë me miqtë dhe pse jo të bëni shoqëri të re. Hëna e re e datës 13 do të jetë një kohë e shkëlqyer për të nisur një projekt të ri. Pas datës 15 meditimi do ju ndihmojë të lidheni me pjesën tuaj të brendshme. Viti juaj astrologjik po mbaron është koha për t’u përgatitur për ndryshime këtë vit që po vjen. Data 27 do ju sjellë disa përgjigje lidhur me punën dhe shëndetin. Fundi i muajit do të sjellë interesin romantik të dikujt që e keni patur mik.

Bricjapi

Këtë muaj do të merrni shumë energji lidhur me karrierën tuaj si dhe imazhin. Shumë mundësi do të vijnë për ju gjatë këtij muaji,kështu që përfitoni sa më shumë. Pritet që të shpërbleheni më çmime për shkak të përpjekjeve tuaja. Hëna e re e datës 13tetor sjellë mundësi të fushën profesionale dhe të karrierës. Pas datës 15 do të shprehni mendimet dhe opinionet tuaja në një grup miqsh ose pune. Data 27 do të sjellë lajme të reja të fushën sentimentale dhe krijuese.

Ujori

Shumë energji planetare ndodhen në aspektin tuaj edukues dhe filozofik. Është koha për të nisur diçka të re, një udhëtim në vende që nuk njihni ose thjesht të rrini me njerëz të huaj në mënyrë që të hapni horizontin. Pas datës 13 do të keni mundësi të nisni projekte të reja në këtë fushë. Gjatë gjithë muajit pritet të provoni emocione mjaft të forta. Pas datës 15 do të mendimi të nisni bisedime lidhur me karrierën dhe imazhin tuaj. Rreth datës 24 mund t’a gjeni veten të rrethuar nga gjëra të reja. Kujdes në datën 27 pasi do të keni disa çështje për të trajtuar në shtëpi.

Peshqit

Ky muaj do të jeni plot iniciativa që pritet të zgjojnë intuitën tuaj. Ndonëse do të dukeni të tërhequr në sy të të tjerëve, sërish do të jeni mjaft aktiv. Këtë muaj hetoni për gjithçka që ka nevojën e një përgjigje. Analizoni me shumë kujdes marrëdhëniet tuaja si profesionale ashtu edhe personale. Problemet që keni mund të rregullohen miqësisht. Pas datës 15 do të mendoni të transformoni vizionin tuaj për jetën dhe universin. Pas datës 24 do të fokusoheni në gjendjen tuaj të brendshme. Mendime të tjera do ju vinë pas datës 27 lidhur me rutinën tuaj.