Dashi
21.03-20.04
Emocionet tuaja sot mund t’ju mashtrojnë, kështu që është mirë të keni shumë kujdes kur gjykoni për diçka. Sigurohuni që të krijoni kohë për të menduar mirë para se të merrni çfarëdo vendimi. Situata dhe njerëzit që do t’ju rrethojnë sot do t’ju bëjnë të zhyteni në kaos emocional. Pak distancë do të ishte e mirëseardhur për t’ju kthjelluar mendjen.
Demi
21.04-20.05
Është më mirë të kaloni kohë me të tjerët, sesa të largoheni nga njerëzit dhe të mendoni shumë për veten. Duhet të krijoni sensin e spontanitetit dhe të mos kujdeseni gjithmonë deri në detajet e fundit. Preokupimet tuaja mund të ndikojnë edhe te shpërqendrimi i partnerit. Ka ardhur koha të vendosni se çka është më e mira për lidhjen tuaj dhe të ktheheni në një rrugë.
Binjakët
21.05-20.06
Diskutimet me njerëz të zgjuar do t’ju bëjnë të ndiheni më të lirë për të shprehur disa ide dhe mendime të fuqishme. Është e rëndësishme që keni pasion për punën tuaj. Përqendrimi është e vetmja gjë që ju duhet për të realizuar një ëndërr të kamotshme. Gjeni inspirim te njerëzit që flasin me kaq përkushtim për profesionin e tyre, e që është i ngjashëm me tuajin.
Gaforrja
21.06-20.07
Imagjinata juaj është forcuar shumë dhe shpesh herë po e zini veten duke ëndërruar. Nuk ka asgjë të keqe nga kjo, por nuk duhet ta teproni. Secila arritje në jetë dikur ka qenë ëndërr. Megjithatë, ambiciet tuaja duhet të shkojnë për shtati me realitetin. Në momente të tilla më të mirat janë bisedat e gjata me miqtë që ua kuptojnë botën.
Luani
21.07-20.08
Mos harroni që gjërat që i bëni duhet të kenë shpirt në vete. Nuk jeni tip që keni dëshirë të punoni “shkel e shko”. Përmbajuni këtij parimi edhe nëse të tjerët mundohen t’jua vështirësojnë punën. Jeni të rrethuar me njerëz që janë shumë xhelozë për suksesin tuaj dhe do të ishte mirë të mbani sytë hapur pasi mund t’jua bëjnë sherrin.
Virgjëresha
21.08-20.09
Ndani më shumë kohë, pasion e dashuri me njerëzit që keni afër. Kohëve të fundit jeni treguar person shumë i ftohtë dhe i pakujdesshëm për ata që ju duan. Nuk jeni i vetëm në këtë botë dhe duhet të mendoni më shumë edhe për ndjenjat e të tjerëve. Ndani më shumë kohë për njerëzit që kanë ide të ngjashme me tuajat.
Peshorja
21.09-20.10
Disa dyshime të mëdha për emocionet tuaja mund t’ju shkaktojnë shumë telashe. Madje mund t’ju bëjnë të ktheheni prapa pasi keni marrë një hap të rëndësishëm në jetën tuaj. Dyshimet tuaja mund të ndikojnë keq edhe te personi i zemrës. Mos lejoni që pak luhatje të shkaktojnë përfundimin e një lidhjeje që mund të ishte ideale.
Akrepi
21.10-20.11
Sot është një nga ata ditët kur do të dëshironit të qëndronit në shtëpi pa bërë asgjë. Megjithatë, obligimet e shumta që keni nuk ua lejojnë të përjetoni këtë luks. Nëse nuk mund ta ndryshoni të keqen, atëherë më e mira është t’i përshtateni. Mos i bëni gjërat edhe më të komplikuara se që janë në të vërtetë.
Shigjetari
21.11-20.12
Sot është dita kur do të kuptoni se nuk mund të keni gjithçka që dëshironi. Në vend se të dëshpëroheni e të ndiheni të frustruar, më mirë çmoni gjërat e njerëzit që keni pranë. Dështimet janë pjesë e rrugës së suksesshme dhe nuk duhet t’ju dëshpërojnë. Pushoni pak dhe nesër do t’i shihni gjërat më ndryshe.
Bricjapi
21.12-20.01
Nganjëherë mund të mashtroni veten duke besuar se jeni rehat. Nëse vazhdoni t’ia bëni qejfin vetes, do të zhyteni në kaos të thellë financiar por edhe emocional. Shumë gjëra duhet të trajtohen ashtu si janë në të vërtetë, pa u munduar t’i zbukurojmë. Ka ardhur koha të mendoni më shumë për realitetin që po ju rrethon.
Ujori
21.01-20.02
Nëse keni nevojë për hapësirë, do të ishte mirë të planifikonit ndonjë udhëtim. Kohëve të fundit jeni ndier shumë të ngulfatur nga puna por edhe nga lidhja. Edhe partneri juaj ka nevojë që të qartësojë disa gjëra në mendjen e vet. Me kalimin e kohës, do të jeni në gjendje të merrni vendim se a doni të vazhdoni apo do të ktheheni prapa.
Peshqit
21.02-20.03
Mbani shpirtin ngazëllues e të pastër. Keni kujdes kur bëni shaka në kurriz të të tjerëve, sepse mund të lëndohen. Kujdesuni për gjërat pozitive që po ju përmbushin, sidomos kur është fjala për shpërndarjen e disa informatave të rëndësishme. Sot është një nga ato ditët kur do të ishte më mirë të flisnit më pak.