Fjalë Kyçe

Horoskopi për ditën e sotme 10 maj 2020

Horoskopi për  ditën e sotme 10 maj 2020

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Ekeni të vështirë t’i shprehni ndjenjat. Keni frikë se do të dështoni me një person të rreptë. Merrni frymë thellë dhe thjeshtë tregoni atë që keni në mendje. Nëse e bëni këtë lidhja juaj do të ndryshojë në mënyrë dramatike. Gjatë gjithë kësaj kohe, jeni frikësuar nga personi që keni dashur ta impresiononi. Kur të thyeni këtë barrierë, do të keni rast të bashkëpunoni në projekte të ndryshme.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Do ta keni vështirë ta riktheni një marrëveshje për të cilën shqetësoheni shumë. Jeni tip që keni dëshirë t’i mbani premtimet. Por nganjëherë kjo është e pamundur. Vazhdoni tutje dhe flisni me njerëzit që do të preken nga ky ndryshim. Jepuni rast të lidhin marrëveshje të reja. Nëse e trajtoni këtë problem në mënyrë të sinqertë, do të lini derën hapur për bashkëpunime në të ardhmen. Ka gjasë që në minutën e fundit të arrini kompromisin e duhur.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Ndiheni e entuziazmuar nga ideja që t’i bëni të dashurit tuaj një befasi. Keni dëshirë t’i kushtoni vëmendje atij me dhurata, gjeste sentimentale ose takime. Nëse jeni duke festuar një rast të veçantë, shqyrtoni mundësinë për ndonjë udhëtim. Eksplorimi i bjeshkëve të bukura mund të jetë inspirues për të dy. Jeni beqar? Mund të gjeni dashurinë derisa vizitoni ndonjë vend të njohur për bukuri natyrore. Merrni me vete gardërobën që ju bën të ndiheni atraktiv.

Gaforrja
21 qershor – 22 Korrik
Do të çliroheni kur t’ia besoni sekretin një miku tuaj. Jeni lodhur duke e mbajtur këtë peshë mbi supe. Përgjithësisht nuk e keni problem t’i diskutoni problemet në publik, por kjo situatë është ndryshe. Ju bën të ndiheni të turpëruar dhe në siklet. Lajmi i mirë është se ekziston zgjidhja për këtë problem. Nëse merrni ndihmën që ju duhet, do të mund të ecni tutje. Nuk është turp ta pranoni që keni probleme. Përkundrazi, është admiruese.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Kur prisni të dashurin ndjeni kënaqësi të veçantë. Jeni shumë të dhënë pas nevojave të tij. Nëse dëshironi të përmirësoni aftësitë tuaja në teknikë, lexoni udhëzime dhe shikoni video. Do të mahniteni me rezultatin. Nuk ka arsye të ndjeni turp nga personi që e dashuroni. Jeni beqar? Mund ta takoni personin e duhur në ndonjë konferencë ose seminar.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Thellë në vete, ka kohë që jeni pushtuar nga një njeri. Ju e dëshironi dikë që ju trajton si thesar dhe kjo është shumë e natyrshme. Gjithkush dëshiron të ndihet i dashur dhe i domosdoshëm. Nëse partneri i neglizhon ndjenjat tuaja, flisni me të. Tregoni se sa shumë e çmoni lidhjen tuaj. Por ekziston rreziku që ai të mos bëjë asgjë për t’ju mbajtur afër. Jeni beqar? Jepni rastin një partneri që ju ka trajtuar me shumë emocione.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Mos i fshihni ndjenjat për një person të veçantë. Megjithëse asnjëherë nuk keni dashur të shfaqni publikisht dashurinë tuaj, është e rëndësishme t’i tregoni partnerit sa shumë kujdeseni për të. Komplimentojeni ose ndihmojeni të ecë përpara. Kur të tjerët të shohin se sa shumë e doni partnerin tuaj, do të respektojnë më shumë lidhjen tuaj. Një i afërm më i moshuar do t’ju inkurajojë më tepër. Ai është i lumtur që ju sheh në këtë gjendje.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Mënyra më e shpejtë të arrini zemrën e një personi, është përmes stomakut. Gjeni se çfarë i pëlqen të dashurit tuaj dhe përgatitni ushqim special për të. Ky gjest do të lë përshtypje të thellë tek ai. Nëse i dashuri juaj nuk është i aftë t’ua kthejë në të njejtën mënyrë, bëni një tërheqje strategjike. Me kohë do të gjeni romancën. Për momentin, kjo aleancë duhet të përfundojë.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Është koha të bëni një bisedë nga zemra me të afërmin ose fqinjin tuaj. Nuk mund ta përballoni mënyrën se si ai sillet ndaj jush. Gjëja më e keqe është se nuk jeni imun ndaj pasionit. E dini se si duhet të veproni në mënyrë logjike por nganjëherë nuk arrini t’i mbani ndjenjat nën kontroll. Nëse ky person vazhdon t’ju bëjë telashe, duhet të përfundoni lidhjen.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Jeni në humor jo të mirë dhe përfitoni nga rasti të dilni për pazare. Harroni problemet. Nëse dilni në dyqane të mira do të gjeni artikuj të veçantë për shtëpinë tuaj. Është e vërtetë se do t’ju duhet të shpenzoni para por ia vlen. Është mirë të trajtoni veten me lukse. Injoroni anën tuaj sensuale që ju bën të ndiheni të lodhshëm.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Dashuria për shtëpinë dhe familjen është shumë tërheqëse. Njerëzit e çmojnë aftësinë tuaj për të bërë ushqime të mira me përbërës të thjeshtë. Dhe jo vetëm kaq. Ju krijoni atmosferë kudo që shkoni. Nuk është çudi pse njerëzve ju pëlqen të vijnë tek ju. Nëse jeni të dashuruar, përgatitni ushqim special për të dashurin tuaj. Zgjidhni një recetë që është e pasur me përbërës dhe lini ushqimet dietale për më vonë.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Ju është dashur të punoni shumë për të ruajtur biznesin ose partnerin tuaj. Rezistoni dëshirës për të bërë pazare. Puna për të arritur përfitime materiale zgjat shumë. Shikoni më shumë se ku ka zbritje dhe kurseni para. Është mirë sikur ta bëni shprehi që të kurseni nga një shumë parash. Shumë shpejt, do të keni rastin që bashkë me partnerin të merreni me aktivitete që ju pëlqejnë.