Dashi
Flisni hapur me dikë që ju ka qëndruar ftohtë kohët e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, por përpjekjet tuaja do t’ia vlejnë. Tregojini se çfarë mendoni për të. Nëse nuk do të merrni përgjigjen që prisnit apo nëse ju refuzojnë, mos e ktheni më kokën pas.
Demi
Është dita e duhur për të folur seriozisht me një mikun tuaj që po sillet krejtësisht ndryshe nga karakteri i tij. Pyeteni se çfarë po ndodh në jetën e tij. Mos e akuzoni për asgjë dhe mos e nxisni të japë patjetër një përgjigje.
Binjakët
Në përgjithësi parashikohet një ditë argëtuese si në aspektin personal ashtu edhe profesional. Do të keni dëshirë të flirtoni sot. Bëni kujdes sepse ky flirt mund të ndezë një zjarr brenda jush.
Gaforrja
Mund t’ju keqinterpretojnë teksa bisedoni, pasi mund të keni shumë gjëra në mendje. Por të mendohesh para se të flasësh nuk është luks! Lexoni edhe një herë çfarë keni shkruar. Sigurohuni që po ia dërgoni personit që dëshironi.
Luani
Do të tregoheni shumë të duruar gjatë ditës së sotme, çfarë do t’ju bëjë të toleroni dikë mjaft kundërshtues. Mund të viheni në krye të shumë punëve sot, por përgjegjësia shtesë mund të hap derën për mundësi të mëdha, kështu që përpiquni të shihni të mirën para se të reagoni ndaj së keqes.
Virgjëresha
Bëni përpjekje maksinale për të shmangur një vendim të nxituar. Lërini të tjerët t’ju ndihmojë nëse ata shfaqin vërtet dëshirën për ta bërë një gjë të tillë. Shëndeti juaj emocional do të varet nga qëndrimi i qetë dhe i sigurt.
Peshorja
Nëse po përballeni me probleme në marrëdhënien tuaj në çift, është koha të përjetoni gjëra të reja së bashku duke thyer rutinën. Pyesni partnerin/partneren tuaj se çfarë dëshiron të eksplorojë. Kjo ka gjasa që t’ju bashkojë për të ecur përpara.
Akrepi
Nëse keni të bëni me ndonjë kontratë ose me lloje të tjera dokumentesh me shumë detaje sot, duhet të jeni dy herë më i përpiktë se zakonisht. Nëse nuk kontrolloni dy herë gjithçka, rrezikoni të humbni disa pika shumë të rëndësishme.
Shigjetari
Duket sikur një mik me të cilin keni debatuar së fundmi është i gatshëm të premtojë diçka që nuk e ka bërë asnjëherë më parë. Por, para se ta trajtoni me besim të padiskutueshëm, duhet të komunikoni qartë se çfarë sjellje do të pranoni ose nuk pranoni prej tyre. Gatishmëria e tij për të bërë siç thoni ju mund t’ju befasojë.
Bricjapi
Komunikimi i vërtetë nuk mund të ndodhë kur ka shumë zhurmë në sfond. Nëse gjetja e paqes dhe qetësisë nuk duket e mundur tani, ndryshoni planet tuaja. Sa i përket aspektit profesional, parashikohet një ditë e mbarë.
Ujori
Dikush që ju doni ka rritur shumë vetëbesim kohët e fundit dhe kjo mund të ndikojë negativisht në egon e tij. Shumë miq të përbashkët mund ta kenë vënë re një gjë të tillë, por ju do të jeni në pozicionin më të mirë për të folur gjerë e gjatë me personin në fjalë.
Peshqit
Pavarësisht se mund të keni bërë shumë plane për sot, përpiquni t’i bëni gjërat sa më thjeshta. Nëse merreni shumë me detajet, do të mbingarkoheni. Mos u përpiqni të realizoni gjithçka me përsosmëri sot.