Demi
Një i afërmi juaj mund të bëhet shumë kërkues ndaj jush, ndaj bëni kujdes të mos premtoni gjëra të cilat do të jetë e vështirë t’i realizoni. Mos shkaktoni stres vetëm për të kënaqur të tjerët. Tregoni kujdes të veçantë për financat. Progresi i ngadalshëm në punë, do t’ju shkaktojë disa probleme.
Binjakët
Mos flisni vazhdimisht lidhur me idetë tuaja për të ardhmen. Ka gjasa të përfshiheni në një marrëdhënie të re romantike. Bashkëshorti/bashkëshortja juaj do t’ju japë kohën e duhur për të folur haptazi me të.
Gaforrja
Bëni durim dhe përpiquni t’i kuptoni anëtarët e familjes suaj. Ka gjasa të humbni qetësinë gjatë një debati, por bëni kujdes me fjalët pasi mund të pendoheni më vonë. Marrëdhënia me partnerin/partneren tuaj mund të ndërlikohet për shkak të ndërhyrjes së dikujt tjetër.
Luani
Duhet të punoni për disa çështje, të cilat nuk i keni zgjidhur ende. Mos ia impononi mendimin tuaj të tjerëve. Ka gjasa që të realizoni një udhëtim të papritur, i cili mund t’ju sjellë mjaft surpriza, të cilat vështirë se i kishit menduar ndonjëherë.
Virgjëresha
Rekomandohet të mbani veten nën kontroll. Mos i kushtoni rëndësi çdo fjale që mund të dëgjoni përreth, pasi kjo do t’ju sjellë vetëm shqetësim. Fëmijët do t’ju kërkojnë më shumë vëmendje, ndaj përpiquni t’i jepni më shumë atyre.