Dashi
21 Mars – 19 Prill
Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv gjatë kësaj dite dhe të mos flisni pa u menduar, sidomos në dashuri. Dita e martë do ju gjejë nervoz, por bëni mirë që të mbani nën kontroll acarimin. Sa i takon punës do të përballeni me disa shqetësime, por shumë nga problemet tuaja do të zgjidhen në të ardhmen. Megjithatë këshillohet që të mos lodheni shumë.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Kjo e martë do ju gjejë të fuqizuar, ndaj përfitoni. Sa i takon sferës sentimentale ka disa projekte shumë të rëndësishme, të cilët priten të marrin jetë. Duhet ti kushtoni më shumë rëndësi të pushuarit, pasi jeni mjaft të lodhur fizikisht.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm dhe aspak në humorin e duhur, gjatë së cilës mund të ketë tensione dhe përplasje në vendin e punës. Bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm me eprorët. Po ashtu mblidhni forcën në veten tuaj dhe bëni kujdes ndaj asaj që do të thoni, pasi së fundmi jeni bërë shumë kritikë me të tjerët.
Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Në dashuri mund të përballeni me disa situata të çuditshme. Po ashtu mund të vini re se keni larguar një person të cilin e kishit shumë përzemër, por që tani i ndjeni mungesën. Duhet të përpiqeni më shumë në raportin në çift, në mënyrë që të mos gaboni.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Yjet do të kenë ndikim të favorshëm, planetet do të jenë në anën tuaj dhe kjo gjë do të thotë se mund të ketë propozime të bukura për të vlerësuar dhe mundësi që duhen mirëpritur. Yjet do ju ndihmojnë, por duhet të jeni ju që të përpiqeni që të rezultoni fitimtar, duke zgjedhur njerëzit e duhur që të mbani pranë. Sa i takon dashurisë, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të sjellë pasion të madh.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Qielli do të jetë tejet pozitiv! Brenda së dielës mund të përballeni me mundësi që nuk i prisnit. Mos kini frikë të guxoni, si për sa i takon punës, edhe ndjenjave. Flisni hapur dhe do të vlerësoheni.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Në sferën profesionale mund të përballeni me disa problemeve që kërkojnë zgjidhje lidhur me atë që keni programuar. Në dashuri, do të ketë rikuperim, dhe gjithë ata çifte që kanë pasur probleme do i lënë pas. Ky është momenti i duhur për takime të rëndësishme.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Sa i takon punëve të pavarura dhe bashkëpunimeve, do të jeni në fazë përmirësimi. Ata që janë të punësuar do të hasin në disa probleme. Po ashtu parashikohen disa ndryshime të rëndësishme.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Këshillohet që të përgatiteni për ndryshime të mëdha. Në të njëjtën kohë duhet të mundoheni të jeni të qetë, të mos bini pre e provokimeve, sidomos në sferën sentimentale dhe raportet ndërpersonale. Me gjasë do të jeni të lodhur fizikisht dhe kjo gjë do të bëjë që ta shfryni nervozizmin tek të tjerët.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Vëmendja maksimale do të jetë në sferën sentimentale, sidomos për ata që nuk po jetojnë një histori shumë të qetë. Ata që sapo kanë mbyllur një histori, shpresojnë ende për pajtim. Por bëni mirë që të mbani parasysh se është më mirë të ndryshoni kapitull se të mbeteni peng të diçkaje që nuk ecën. Kush do të nisë një jetë të re, është mjaft i favorizuar nga yjet.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Më në fund do të zhbllokoheni nga ndonjë situatë që ka të bëjë me shtëpinë tuaj. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet, pasi deri më tani ju kanë dalë shumë para, ndaj bëni mirë që të kontrolloni llogarinë, para se të përfshiheni në shpenzime të reja.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Kjo e martë do të jetë disi nën ritmin e duhur, kryesisht prej ambientit që iu rrethon, pasi do të ketë njerëz që duan të nxjerrin në pah anët tuaja të këqija. Do të keni shumë dyshime lidhur me atë që duhet të bëni ose jo. Bëni mirë të merrni më shumë kohë, si për sa i takon punës, edhe ndjenjave, pasi në fund, e drejta juaj do të triumfojë.