Dashi21 Mars – 19 Prill
Planet mund të mos shkojnë ashtu siç i keni menduar më herët, por do të bëhet mirë. Përqendrohuni te qëllimet personale. Shtyjeni çfarëdo vendimi derisa t’i keni të gjitha faktet. Ngjarjet e modës dhe mundësitë e pazakonshme janë ato që ju interesojnë tani. Do të kënaqeni nëse dilni me njerëz me përvojë dhe mësoni rreth trendëve më të fundit.
Demi20 Prill – 20 Maj
Kureshtja e një fqinji të ri rreth punë suaj dhe pjesëve të tjera të jetës nuk do t’ju shkaktojë asnjë dëm, por pyetjet po u duken të bezdisshme. Ky person mund të ketë vështirësi për të mbajtur mend dhe kjo gjë i bën shumë kureshtarë. Megjithëkëtë, duhet të jeni të kujdesshëm se çfarë tregoni për vetveten.
Binjakët21 Maj – 20 Qershor
Këshilla e një të afërmi më të vjetër do t’ju bëjë të ndiheni mirë rreth një çështjeje që për shumë net radhazi ju ka lënë pa gjumë. Ndiheni më të aftë për t’u marrë me problemet familjare pa grindje e pa ndërhyrje. Bisedat kuptimplota do t’u japin formë planeve të partnerit për të ardhmen. Ndiheni të çliruar kur e dini se keni të njëjtat shije.
Gaforrja21 qershor – 22 Korrik
Keni shpresuar se një situatë do të dilte më mirë sesa rezultoi. Përderisa shikoni përreth, shihni se vetëbesimi juaj po zbehet. Disa ndryshime po ju shkaktojnë grindje dhe kjo nuk është e drejtë. Kjo është arsyeja pse po ndodhin një valë ankesash, por si duket kjo nuk po i jep rehati askujt. Po e humbni vetëbesimin në sistem.
Luani23 Korrik – 22 Gusht
Një fqinj do t’i ndajë me ju dilemat që ka dhe pasi të keni menduar pak do të arrini që t’i jepni këshilla. Do t’ju jenë mirënjohës po qe se iu ofroni ndihmë praktike. Një i afërm i ri që po kërkon hua, do të vijë tek ju. Gjithmonë keni qenë zemërgjerë, por kujdesuni të mos ju shfrytëzojnë.
Virgjëresha23 Gusht – 22 Shtator
Ka kaq shumë gjëra që mund të bëni për njerëzit, para se të filloni të mendoni rreth vlerave të një lidhjeje. Po bëhet e qartë se jeni në një lidhje të njëanshme dhe vetëm ju po jepni nga vetja. Nëse gjysma juaj vazhdon të ankohet dhe çfarëdo që ju bëni nuk mjafton për ta, atëherë mund të jetë më mirë që t’i ndani rrugët.
Peshorja23 Shtator – 22 Tetor
Aktivitetet në grup apo në klub do ta nxjerrin më të mirën nga ju. Vizitorët do t’ju nxjerrin nga guaska ku jeni futur. Kur ndiheni të mërzitur, mund t’ju ndihmojë nëse rrini me njerëz pozitivë. Mund të mos jeni të interesuar të shkoni në ndeja, por kënaqeni në ngjarjet e organizuara mirë dhe që kanë masa sigurie të përshtatshme.
Akrepi23 Tetor – 21 Nëntor
Jeni lodhur duke punuar me dikë që mendoni se nuk ka të mira që shkojnë përtej ideve, pikëpamjeve dhe planeve të tyre. Keni sugjerime që ia vlen të merren parasysh. Do ta bëni një përparim të madh në këtë lidhje në momentin kur e mbroni veten. Njerëzit nuk duhet të presin se mënyra e tyre është gjithmonë më e drejta.
Shigjetari22 Nëntor – 21 Dhjetor
Jeni në mes të dy zgjedhjeve. Një vendim duhet të merret dhe nuk do të ketë më kthim prapa. Edhe pse do të merrni këshilla nga të gjitha anët, kjo është diçka për të cilën duhet të vendosni vetë. Nuk ka gjasa se do të merrni vendim të gabuar.
Bricjapi22 Dhjetor – 19 Janar
Dikush ka nevojë për mbështetjen tuaj dhe që të jeni aty për ta. Nëse ua plotësoni kërkesat, do të humbni shumë nga një ngjarje, në të cilën keni provuar që të jeni pjesë kaherë. Kjo do të thotë se duhet t’i lini të tjerët. Janë ngatërruar jeta juaj dhe lidhjet. Duhet të dini se cilat janë prioritetet tuaja.
Ujori20 Janar – 18 Shkurt
Një mik apo partner nuk është ai që keni menduar se është. Një mosmarrëveshje do ta bëjë edhe më të dukshme dhe edhe më të qartë mospërshtatjen tuaj. Në vend se të prisni dhe të shpresoni se gjërat mes jush do të bëhen më mirë, do të ishte më e mençur që t’i ndani rrugët. Prisni para se ta merrni një vendim të rëndësishëm derisa t’i keni të gjitha informatat e nevojshme.
Peshqit19 Shkurt – 20 Mars
Fjalët e pamenduara të një miku do t’ju përulin. Në heshtje shpresoni të mos ishin kaq të hapur, por e dini se kurrë s’do të ndryshojnë. Ata janë të lumtur me veten dhe mund të kenë shumë tipare që i adhuroni. Pa marrë parasysh dallimeve që keni, prapëseprapë merrni shumë nga kjo lidhje.