21 Mars – 19 PrillA jeni lodhur së respektuari traditat e pakuptimta? Tani nuk është koha e duhur për të propozuar një mënyrë të re të bërjes së gjërave. Rrethoheni nga gjëra të zakonshme që bëjnë pjesë në rutinat tuaja. Nëse dëshironi të bëni diçka të freskët dhe kreative, duhet ta ndiqni rrugën tuaj vetë. Jeta juaj e dashurisë nuk po shpërblehet. Nëse dëshironi t’i jepni pak kuptim, filloni duke e trajtuar veten më mirë. Shpërbleni veten me diçka luksoze, mund të blini një aromë të këndshme për ambientin tuaj.
20 Prill – 20 MajNdiheni sikur keni ngarkuar tërë botën mbi supet tuaja. Ndaloni së kryeri të gjitha punët vetëm. Trajnoni kolegët për t’i kryer disa punë më të vështira, të cilat i keni mësuar shumë mirë kohë më parë. Jini të durueshëm dhe inkurajues. Së shpejti do t’i besoni punës së kolegëve. Ndieni presion në shtëpinë tuaj. Pushoni nga punët e shtëpisë. Kaloni kohë duke ecur diku nëpër periferi. Një shkëputje nga rutina do t’ju bëjë mirë.
21 Maj – 20 QershorQasja juaj prej pesimisti do t’jua marrë nga duart një mundësi. Është e kuptueshme se nuk keni shumë besim te njerëzit, pasi që të gjithë janë treguar egoistë. Duke kritikuar një lider për kotësinë e tij, ju do të fitoni poenë. Një udhëtim i shkurtër do të anulohet. Mos qëndroni të zhytur në dëshpërim, ndryshimi që është planifikuar është në favorin tuajin.
21 qershor – 22 KorrikPo ngurroni t’i diskutoni problemet me shokët tuaj. Frikësoheni t’i ekspozoni sekretet tuaja, por gjithashtu edhe mbajtja e sekreteve përbrenda nuk ju bën mirë. Është koha të shpreheni. Merrni frymë thellë dhe tregojuani shqetësimet njerëzve të dashur. Një propozim për të fituar para nuk do të jetë ashtu siç e keni menduar. Është më mirë të gjeni një punë që ju tërheq më shumë. Jeni lodhur duke punuar shumë dhe të tjerët ta mbledhin tërë ajkën.
23 Korrik – 22 GushtMos u hidhni në përfundime. Dikush që po kritikohet shumë, përbrenda mban një arsye të mirë për sjelljen brutale. Mos paragjykoni derisa të mos i keni dëgjuar të gjitha anët e tregimit. Nuk doni të kontribuoni më shumë në dhimbjen e një personi të pafajshëm. Partneri juaj nuk ju kushton vëmendje aq sa prisni. Mos e shtypni interesimin për një hobi. Këshilloheni ta jepni energjinë tuaj në një projekt krijues të cilin e keni braktisur. Piktura, muzika ose aktrimi do t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Marrëdhënia juaj do të përmirësohet dhe do të ndiheni më të lumtur.
23 Gusht – 22 ShtatorDuke nënvlerësuar veten do të dilni në humbje. Nëse doni të lulëzoni, duhet ta vlerësoni veten shumë për të qenë të jashtëzakonshëm. Pranoni lëvdata, fitoni respekt dhe trajtojeni veten mirë. Kur aplikoni për punë, kërkoni më shumë se paga mesatare. Nëse kërkoni pak do t’i vuani vetë pasojat. Puna prapa skenave është e pakthyeshme. I përkisni një pozite të mirë. Puna vullnetare në një bamirësi do t’ju japë shans për të treguar talentin para një audience profesionale. Së shpejti do t’ju ofrohet një punë me rrogë në këtë vend.
23 Shtator – 22 TetorDo të dështoni nëse mundoheni ta rregulloni një situatë jo të mirë. Njerëzit do të dyshojnë në gjykimin tuaj. Edhe pse nuk ka asgjë të keqe të rrini pa vepruar në një mjedis të tensionuar, ju nuk duhet të bëni shaka. Njerëzit po ndihen të lënduar, respektojini. Modeloni sjelljen tuaj pas një personi me takt, të cilin gjithmonë e keni admiruar. Një mik egoist po ju nervozon së fundi. Jeni lodhur duke e vlerësuar mikun me egon shumë të madhe. Gjeni një mënyrë për të kontaktuar me njerëz më bujarë. Ata nuk do të ndihen të kërcënuar nga talenti juaj artistik dhe do ta promovojnë atë.
23 Tetor – 21 NëntorMos u kushtoni shumë rëndësi opinioneve të familjarëve. Edhe pse i doni të afërmit tuaj, nevojat e tyre dallojnë nga tuajat. Tani nuk është e mundur të krijoni një lidhje ose të gjeni një punë që ju përmbush, ama e dini se nëse mundeni atëherë familja nuk do ta aprovonte përzgjedhjen tuaj. Është pak e vështirë për një natyrë të mbyllur si ju që të keni vëmendjen e plotë. Edhe pse ju pëlqen të shpërbleheni për krijimtarinë tuaj, do të preferoni të bëni punën tuaj edhe gjatë izolimit.
22 Nëntor – 21 DhjetorDëshira juaj është të ofroni ide të reja në punë, por jeni të rrethuar me persona tepër të kujdesshëm. Kaloni kohën e lirë në projektet tuaja personale. Kjo ju mundëson të ndani ndjenjat tuaja të vërteta në një mënyrë më energjike dhe me humor. Botimi i një vepre është mundësi shumë e mirë. Kujdes nga dikush që po arrin t’ju kënaqë gjithmonë. Ata po përpiqen ta shfrytëzojnë zemërgjerësinë tuaj për ta rregulluar agjendën e tyre. Duke u treguar shumë të kujdesshëm, bëhuni pak indiferent. Kur keni nevojë për fjalë të mira, mund të llogaritni në miqtë tuaj.
22 Dhjetor – 19 JanarPërpjekja për të kryer një punë të rëndësishme do të rezultojë me gabime të sikletshme. Jini më të matur karshi detyrave tuaja. Nëse ballafaqoheni me ndonjë pengesë, kërkoni ndihmë nga një koleg ekspert i teknologjisë. Ata do t’ju tregojnë se si të përdorni një program softuerik që ju gjen gabimet. Tani nuk është koha e duhur të përjetoni një romancë. Në vend që ta shtyni këtë marrëdhënie, qëndroni larg partnerit me nevoja të njëjta. Asnjëherë nuk ndaheni mirë me persona të tillë.
20 Janar – 18 ShkurtMungesa e besimit po e dëmton jetën tuaj të dashurisë. Mos u shqetësoni më se çfarë do të mendojë partneri juaj për sensualitetin tuaj. Thjesht bëjeni atë që ndjeni. Nëse do të kishin ndonjë ankesë, do ta thoshin. Gjasat janë se do ta përkrahin natyrën tuaj krijuese. Tani nuk është koha që të nënshkruani një kontratë ose për të lidhur një marrëveshje biznesi. Do t’ju kërkohet të punoni shumë për një shpërblim të vogël. Do të ishte mirë të prisni për një marrëveshje, ku përfitoni të dyja palët.
19 Shkurt – 20 MarsNjë adhurues i flaktë po ju pengon dhe po ju turpëron. Thellë përbrenda ndiheni i shqetësuar se nuk do t’i arrini pritshmëritë e tyre. Mos e ngarkoni veten shumë për këtë marrëdhënie dhe gjeni më shumë kënaqësi për veten. Do të argëtoheni shumë duke përdorur aplikacione komunikimi. Partneri juaj do të përkujdeset t’ju befasojë dhe t’ju mbushë me gëzim. Mos e teproni me sheqerin, yndyrën dhe alkoolin. Mbani dietë që përbëhet kryesisht nga produkte të freskëta, farëra dhe proteina, të cilat do ta rikthejnë gjallërinë tuaj. Jeni lodhur duke u ndier i sëmurë dhe i lodhur.