Fjalë Kyçe

Horoskopi për sot, fat në dashuri, ngritje në pozitë, financa të çrregullta

Horoskopi për sot, fat në dashuri, ngritje në pozitë, financa të çrregullta

Dashi
21.03-20.04
Është joshëse t’i jepni përgjigje të vrazhdë dikujt që keqpërdor privatësinë tuaj, por në kohë të tilla, është e rëndësishme të shikoni përtej kësaj. E keqja në fjalë po tenton t’jua lehtësojë jetën. Duhet të shikoni në të kaluarën e tyre, me qëllim që t’ua njihni qëllimet. Ruajtja nga pikëpamja publike është gabim. Nëse dëshironi të zgjidhni një problem të vazhdueshëm, duhet të përballeni me personin që e ka shkaktuar këtë. Për këto sjellje të këqija, tregoni një miku tuaj dhe pyesni se si të mund ta ndaloni.
Demi
21.04-20.05
Nuk është fundi i botës nëse dështoni të keni ngritje page apo pozite në punë. Kjo është veç një mënyrë se si universi po ju këshillon që të ndërroni shteg. Rrugët transite nuk po ju shpien asgjëkund. Do të përfitoni më shumë para nga puna juaj kreative. Një mik juaji i ngushtë do të dështojë të mbajë një premtim, por mos u zhgënjeni. Besimi te një person i paqëndrueshëm shpesh është zhgënjyes. Shfrytëzoni një pikëpamje më reale dhe kërkoni ndihmë vetëm nga personat që mund t’jua ofrojnë atë.
Binjakët
21.05-20.06
Jeni shumë të shpërqendruar, dhe kjo nuk ndihmon në besimin e të tjerëve. Nëse nuk gëzoni respekt, duhet të keni një strategji dhe t’i përmbaheni asaj. Mund të bëni ndryshime të vogla, kur prisni pengesa të papritura. E rëndësishme është që të jeni të përqendruar dhe të jeni realist në zhvillimin tuaj profesional. Pa përvojë nuk mund të fitoni një punë të profilit të lartë. Jeni të hapur që të nisni një punë fillestare në fushën tuaj të dëshiruar. Puna si praktikant mund të ndihmojë shumë.
Gaforrja
21.06-20.07
Jeni lodhur duke ju anashkaluar. Një rival është në qendër të vëmendjes dhe po jua bën të pamundur të shfaqni punën tuaj. Është koha që të përballeni me të. Bëjani të qartë se më nuk do të qëndroni nën hijen e tij. Sjellja më agresive është vendimtare. Ndaloni së arsyetuari se nuk keni aftësi marketingu, pasi keni njohuri të jashtëzakonshme. Tregojeni këtë në intervistat e punës. Nuk e vë në pah egon, nëse flisni me dikë për sukseset tuaja. Nëse nuk promovoni veten, askush nuk mund ta bëjë.
Luani
21.07-20.08
Nuk ka arsye që të qëndroni në një grup që nuk përfaqëson vlerat tuaja. Gjërat kanë ndryshuar dhe kjo është në rregull. Aq më herët që largoheni nga ky grup, aq më mirë do të ndiheni. Nuk do të jetë e nevojshme të bëni akuza. Një partner romantik ju ka dhënë shenja të përziera. E kjo nuk ju ka bërë të ndiheni mirë. Duhet të dini pozitën tuaj para se të vazhdoni me këtë lidhje. Ndaloni ato që i keni bërë deri më tani dhe bisedoni sy më sy.
Virgjëresha
21.08-20.09
Do të jetë e vështirë të jeni të qetë ndaj një personi të papërgjegjshëm në punë. Nëse e ndieni se nervozizmi ka filluar të dalë në sipërfaqe, largohuni nga kjo situatë dhe kërkoni nga një koleg që t’ju zëvendësojë. Kjo do të jetë një gjë më e mirë, sesa të vazhdoni me të njëjtin disponim. Nuk jeni të sigurt se në çfarë drejtimi duhet ta çoni lidhjen romantike. Mos i bëni presion vetes. Shkoni në një pushim dhe mendoni për ndjenjat tuaja. Ato janë udhërrëfyesi juaj më i mirë.
Peshorja
21.09-20.10
Refuzimi për të punuar me dikë që ju irriton, po pengon rritjen tuaj personale. Shpesh, mësuesit tanë më të mirë, janë ata që nuk i duam. Sjelljen e keqe të kolegut tuaj, trajtojeni si mësim. Premtoni se do të jeni i sjellshëm me të gjithë, pa marrë parasysh statusin e tyre. Do të jetë e vështirë për mjekun që të gjejë burimin e problemeve shëndetësore. Duhet t’i bëni disa teste, para se të keni diagnozën. Qëndroni pozitiv dhe shpresoni për më të mirën. Ngritja e qëndrimit përmirëson çdo situatë.
Akrepi
21.10-20.11

Paratë e trashëguara ose kompensimi i të hollave do të shtyhet. Duhet të kërkoni këshilla juridike për të dalë nga kjo situatë. Derisa prisni për vendimin e gjykatës, duhet të gjeni forma të tjera të të ardhurave. Mbështetja te partneri sa u përket parave, nuk është e këshillueshme. Më mirë është që të gjeni një punë që do ta mbajë larg ujkun nga delet. Çdo punë që tërheq aftësitë tuaja të organizimit, do të jetë frytdhënëse. Ajo që fillon si masë e përkohshme, mund të bëhet pozitë e përhershme.
Shigjetari
21.11-20.12

Një lidhje e afërt po shkatërron nervat tuaja. Keni tendenca që të merrni vendime pa pyetur askënd. Një veprim i tillë më shumë do t’ju lëndojë. Realizoni një bisedim sy më sy me mikun apo partnerin tuaj. Është koha që të zgjidhni problemet tuaja. Kultivoni një filozofi personale që ka kuptim për ju. Familja nuk mund të jetë si gjithë të tjerat, por më mirë është që të jeni i çuditshëm sesa i mjerë.
Bricjapi
21.12-20.01

Nuk jeni në kulm të shëndetit. Në vend se të vazhdoni me orarin tuaj të zakonshëm, jepni vetes pak pushim. Punoni pak dhe pjesën e mbetur të ditës kushtojani vetes. Shijojeni një film të gjatë, dëgjoni muzikë apo lexoni për kënaqësi. Do të pranoni disa emaile në lidhje me disa pyetje të doganës. Kërkoni sqarime para se të merrni vendim. Ka mundësi që kompania po kërkon më shumë kohë. Mos bini pre të blofit të tyre.
Ujori
21.01-20.02

Ikja për pak relaks do të jetë e vështirë. Më shumë do të preferonit të bënit sport, sesa të punonit. Neglizhenca e detyrave tuaja do të dëmtojë rëndë lidhjet e afërta. Më të afërmit tuaj po varen nga realizimi i premtimeve të vjetra nga ana juaj. Mos i zhgënjeni. Jeni i vërtetë në lidhje me situatën financiare. Nëse me punën e tanishme nuk paguheni mjaftueshëm, kërkoni një tjetër. Mundësitë e biznesit që kanë të bëjnë me karburant dhe marketing, ia vlen të provohen. Është koha që të paguheni për atë që dini ta bëni më së miri.

Peshqit
Peshqit
21.02-20.03
Nuk po merrni përkrahje nga familja. Në vend se të braktisni planet, ecni përpara së bashku me to. Jeni të bekuar me një intuitë të madhe. Lejoni që ajo t’ju prijë edhe në situatat më të palakmueshme. Rrugëtimi juaj nuk është i njëjtë me të tjerët. Kjo është e mira. Realizimi i një mundësie kreative do t’jua ndrit shpirtin. Nuk jeni për punë tradicionale. Jeni më të mirë në shitjen e punëve të dorës. Nëse duhet të jetoni me një buxhet të ulët, bëjeni këtë.