Fjalë Kyçe

Horoskopi veror

Horoskopi veror

Dashi
21.03-20.04

Një lidhje shumë e afërt do t’ju japë siguri të ndiqni një ëndërr fëmijërore. Kohëve të fundit keni pasur raste t’i dëshmoni aftësitë tuaja sa i përket atletikës, biznesit apo ndonjë iniciative të re. Mos u ndieni fajtor nëse duhet të ndërprisni punën për shkak të ngarkesës. Tani për tani duhet të përqendroheni në atë që ju bën të lumtur. Për fat të mirë, sharmi dhe entuziazmi juaj janë shumë tërheqës për të tjerët. Nuk do ta keni problem të bëni investime kapitale.
Demi
21.04-20.05

Vëmendja për detajet është sekreti i suksesit tuaj. Jeni shumë të mirë të merrni përsipër projekte të mëdha. Një person me fuqi është i impresionuar nga aftësitë tuaja dhe do t’ju ofrojë një pozitë të lartë në organizatë. Gjëja më e mirë e kësaj pune është se do t’ju ofrojë më shumë hapësirë të merreni me gjëra personale. Është lehtësim të punoni pa pasur dikë që ju rri mbi kokë. Askush nuk do të brengoset që t’ju japë motivim. Jeni punëtor shumë të përkushtuar dhe të përqendruar.
Binjakët
21.05-20.06

Ofertat e biznesit janë të lidhura më gjëra argëtuese ose mësimdhënie. Ky do të jetë një rast i mirë të fitoni para nga një udhëtim. Nuk keni frikë të llogarisni në rreziqe. Hulumtimet e reja që do të bëni do t’ju japin mundësi të identifikoni investimet ideale. Nëse jeni duke menduar të nisni biznes me ndonjë mik, është koha ta bëni. Kur punoni me njerëz të tjerë, ju duket më shumë lojë sesa punë.
Gaforrja
21.06-20.07

Kur gjërat nisin të vështirësohen, ju e dini se jeni të gatshëm t’i jepni përkrahje familjes. Nuk ka rëndësi nëse ata janë persona me të cilët keni lidhje gjaku apo thjeshtë njerëz që ju duan. Mbështetja e njerëzve është një nga dhuntitë tuaja më të mëdha. Nëse jeni duke kërkuar punë, një person me fuqi do t’ju ofrojë një punë që ju mundëson të punoni nga shtëpia. Kjo pozitë do t’ju ndihmojë të kurseni kohën dhe paratë. Një nga gjërat më luksoze në jetë është të punosh nga shtëpia.

Luani
21.07-20.08

Shqyrtimi i problemeve në mënyrë logjike do t’ju ndihmojë të tejkaloni një mosmarrëveshje me partnerin. Të dy jeni shumë kokëfortë. Nganjëherë më shumë jeni të interesuar të merrni vendime të drejta sesa të krijoni lidhje të fortë. Nëse dikush dëshiron të zgjidhë një çështje, ju duhet të dëgjoni faktet që paraqet. Mos bëni vërejtje personale të cilat janë rezultat i egos suaj. Shumë shpejt, gjërat mes jush do të përmirësohen.

Virgjëresha
21.08-20.09

Keni një mënyrë interesante për të kursyer. Kohëve të fundit keni qenë shumë të kujdesshëm sa u përket të ardhurave dhe kjo do t’ju ndihmojë të përballeni me situata ekonomike. Në vend se të shqetësoheni se si të përfitoni më shumë, kthejeni vëmendjen tek lidhja. Kaloni më shumë kohë me atë që doni dhe do të ndiheni edhe më të pasur. Nuk keni nevojë për gjëra të mëdha për të qenë të lumtur. Thjesht, duhet të rrini me atë që e doni dhe që ju çmon mjaftueshëm.

Peshorja
21.09-20.10

Jeni persona shumë të qetë dhe kjo po e shqetëson një armik tuajin. Njerëzit nuk kanë dëshirë të zihen me ju, sepse ju gjithmonë i ndihmoni kur kanë nevojë. Një mik i ngushtë, i dashur ose koleg do t’iu bëjë ofertë t’ju ndihmojë me punë në mënyrë që ju të keni më shumë kohë të lirë. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të shkuar në kinema, ndonjë koncert apo për të luajtur. Keni nevojë për stimulim që të vini në pah kreativitetin tuaj. Nëse jeni beqar, do të takoni një person shumë të veçantë.
Akrepi
21.10-20.11

Tregoje anën tuaj prej personi të mëshirshëm duke u angazhuar në ndonjë organizatë humanitare. Kjo do t’ju ndihmojë të largoni depresionin dhe shumë shpejt do të filloni ta shihni jetën prej një këndi më optimist. Kur i bashkoheni një grupi të njerëzve që dëshirojnë një vend më të mirë në botë, do ta keni më të lehtë ta bëni këtë. Do t’ju vijnë disa oferta pune. Zgjidhni njërën që u jep mundësi të udhëtoni, studioni dhe shkruani. Sa më sfiduese që të jetë puna, aq më shumë do të kënaqeni me të.
Shigjetari
21.11-20.12

Një mik i vjetër do t’ju japë disa këshilla të vlefshme. Merrni disa orë mësimi dhe zgjeroni aftësitë sa i përket gjërave teknike. Po ashtu do të keni kohë edhe për romancë. Mos u befasoni nëse një koleg i klasës do të tërhiqet nga ju. Ju të dy do të ndjeni një lidhje të menjëhershme. Do t’ju sugjerojë që të shkoni bashkë në një ngjarje sportive. Kjo do të jetë një mënyrë e mirë që të njiheni me njëri–tjetrin.
Bricjapi
21.12-20.01

Marrja e përgjegjësisë për një projekt të rëndësishëm do t’ju sjellë gjëra të mira. Asnjëherë nuk ndiheni më të lumtur sesa kur jepni ide të mirë. Njerëzit kanë respekt për etikën tuaj të punës dhe do të përpiqen t’ua bëjnë qejfin duke sakrifikuar edhe kohën private. Edhe familja juaj do të bëjë gjithçka që t’ua lehtësojë jetën. Është ndjenjë e mrekullueshme kur shkoni në shtëpi dhe ndjeni aromë të mirë.

Ujori
21.01-20.02

Marrja e një qëndrimi parimor do të jetë mjaft e vështirë sepse keni shumë për të humbur. Kohëve të fundit s’keni qenë në gjendje ta jetoni jetën tuaj në qetësi. Ngrini zërin kundër dikujt që ka abuzuar me pushtetin e vetë. Nëse e vini në pah këtë problem do të hasni në mbështetje të grupit. Mund të arrini aq sukses sa ta rrëzoni nga pozita. Kjo do të ishte fitore e madhe. Ndërkohë, do të fitoni disa miq të mirë.
Peshqit
21.02-20.03

Një forcë e madhe për sukses do t’ju ndihmojë të tejkaloni fobinë tuaj. Jeni lidhur duke qenë të burgosuri të frikës suaj. Merrni ndihmë profesionale nga një psikolog ose hipnoterapist. Kur më së paku e prisni, do të rregullohen edhe problemet financiare. Kjo do të ndodhë, sepse keni filluar të dini vlerën tuaj. Përdorni një pjesë të vogël të mjeteve për të shpërblyer veten, ndërsa pjesën tjetër vendoseni te kursimet.