Fjalë Kyçe

Horskopi ditor

Horskopi ditor

Dashi

21.03-20.04

Gjërat do të marrin një kahe të qetë, duke iu dhënë mundësi të liroheni më shumë. Përfitoni nga kjo mundësi për të rregulluar disa punë në zyrë, kryeni disa telefonata dhe pastroni tavolinën e punës. Këto gjëra do të shkojnë në favorin tuaj. Së paku do të përfitoni mundësi të zgjidhni një çështje që ju ka munduar në muajt e fundit. Nëse merrni një leje që keni pritur do të nisni një projekt të madh. Gjithçka do të fillojë të përmirësohet.

Demi

21.04-20.05

 

Shpenzimi i kohës me miq do t’ju bëjë të besoni se jeni të rrethuar me njerëz që vërtet ju kuptojnë. Nëse e keni pasur në mendje të nisni një projekt kreativ do të merrni ndihmën e disa artistëve. Duhet të përqendroheni më shumë në elemente praktike. Një profesor me ndikim te ju do t’ju udhëheqë. Vazhdoni tutje dhe kërkoni atij një letër rekomanduese.

Binjakët

21.05-20.06

 

Shpagimi i një këshille do t’ju ndihmojë të realizoni një ëndërr. Gjithmonë keni pasur instinkte të mira të reagoni në situata kur njerëzit janë të shqetësuar. Nëse punoni si konsultant do të fitoni stimulim për një punë. Jeni shumë i pushuar përderisa tensioni seksual është bërë shumë intensiv për ta injoruar. Fatmirësisht, objekti i dashurisë do t’ju udhëheqë të bëni hapin e parë. Do të jetë e pamundshme t’i rezistoni sharmit të një personi.

Gaforrja

21.06-20.07

 

Nëse bëni një udhëtim do të shkojë në favorin tuaj. Nëse keni buxhet, duhet të kurseni para për të shkuar në një udhëtim me grup. Ndani para që ju ndihmojnë të kaloni kohën jashtë dhe të eksploroni një qytet antik për veten. Në këtë mënyrë, mund të merrni edhe shënime. Jeni i kënaqur me punën tuaj por në dozë të vogël. Kërkoni nga një koleg ose partner t’ju japë ndonjë propozim. Zakonisht, ju jeni ai që kryeni pjesën më të madhe të punës.

Luani

21.07-20.08

 

Një tërheqje magnetike seksuale është shndërruar në qendër të universit tuaj. Nuk mund ta hiqni nga mendja këtë gjë. Edhe në ëndrra ju imagjinoni të dashurin tuaj. Mos u befasoni nëse një takim i qetë mund të përfundojë me tërheqje. Asnjëherë nuk mund t’u përmbaheni dëshirave. Ikja nga rutina do t’ju sjellë rezultate mbresëlënëse. Do të jetë e lehtë të fitoni një profil të lartë në punë.

Virgjëresha

21.08-20.09

 

Është e vështirë të mos e vini në piedestal një person të dashur. Së fundit një mik juaji ka bërë shumë gjëra për t’ju bërë të lumtur. Asnjëherë nuk jeni ndier më i dashur dhe i mbrojtur. Shkëndijat po shkëmbehen nga të dyja anët. Mos u brengosni për gjëra të tjera që ju kanë mbetur gjysmë. Do të keni mjaft kohë për t’i zënë më vonë. Kjo ditë duhet shfrytëzuar për romancë.

Peshorja

21.09-20.10

 

Një pushim i vogël dhe një relaksim do t’ju sjellë mrekulli dhe do të ndihmojë t’i shihni gjërat nga një perspektivë tjetër. Gjëra të shumta do t’ju mbushin imagjinatën. Jeni person i bekuar me shumë talent kreativ. Kjo duhet përdorur më shumë sepse do të bëhet edhe më i fortë. Nëse bëni ndryshime dramatike në shtëpi do të jetë mirë. Kujdesuni që të errësoni ngjyrën e dhomës dhe pastroni mjedisin kaotik. Shtoni gjëra të bukura në këtë hapësirë.

Akrepi

21.10-20.11

 

Jeni duke shikuar jetën me sy të mirë, falë një dashurie. Ndiheni shumë mirë duke qenë të përkëdhelur dhe adhuruar. Natyrisht, lidhja juaj nuk do të jetë gjithmonë kështu, andaj shfrytëzojeni këtë kohë. Nëse jeni duke kërkuar dashuri, do ta gjeni në një vend ku ka njerëz kreativë që shkëmbejnë idetë dhe shikimet. Mbani veshët hapur për një zë tërheqës. Ju të dy mund të kaloni kohë të mrekullueshme së bashku.

Shigjetari

21.11-20.12

 

Nëse i përmbaheni traditës së vjetër familjare ose krijoni një të re, do të bëni diçka shumë të rëndësishme. Asnjëherë nuk keni qenë kaq të qetë dhe sentimental. Por ka gjëra nga e kaluara që duhet thënë. Përfitoni nga kjo mundësi për të kaluar kohë me disa të afërm dhe kujtoni kohët e mira. Një punë që paguhet mirë do t’ju ofrohet. Provoni të kujtoni disa nga kujtimet më të bukura të fëmijërisë suaj.

 

Bricjapi

21.12-20.01

 

Do të keni pak kohë të merreni me veten. Shumë shpesh, kaloni nga një punë në tjetrën pa i lënë vetes kohë për të pushuar dhe relaksuar. Ky është turp i vërtetë sepse imagjinata tuaj vuan shumë kur ju jeni shumë i zënë. I keni zili miqtë tuaj që kanë talent të madh kreativ. Ajo që nuk e kuptoni është se këto aftësi i keni edhe vetë. Ajo që duhet të bëni është t’i jepni më shumë shans vetes për të eksperimentuar me një ide kreative të së kaluarës që mund të jetë fillim i diçkaje befasuese.

 

Ujori

21.01-20.02

 

Rritja e fondeve do t’ju japë një kah tjetër në jetë. Mos u befasoni nëse u ofrohet një punë në organizatë humanitare. Megjithëse pagesa nuk do të jetë mbresëlënëse, kjo pozitë do t’ju ofrojë kënaqësi emocionale. Mund të jeni në gjendje të punoni nga shtëpia, së paku për pjesën e parë të javës. Puna nga shtëpia do të jetë shumë tërheqëse. Nëse ka ndonjë gjë që urreni, do të jetë për distancë të gjatë. Besoni intuitës suaj për një çështje të madhe.

 

Peshqit

21.02-20.03

 

Do të keni të bëni me disa punë sociale. Përzierja me një turmë të madhe do t’ju shkaktojë telashe të mëdha. Përfitoni nga kjo mundësi për të bërë disa kontrata të rëndësishme në fqinjësi. Kompensimi do t’ju ndihmojë të ngrini interesat tuaj. Aktualisht, njerëzit që i njihni janë më të rëndësishëm sesa gjërat që dini. Nëse përfshiheni në një organizatë humanitare do të jetë mirë për reputacionin tuaj. Keni aftësi për përfitim fondesh