Fjalë Kyçe

Hoti e kritikon RTK-në pse transmetoi ndeshje futbolli në kohën e lajmeve

Hoti e kritikon RTK-në pse transmetoi ndeshje futbolli në kohën e lajmeve

Nënkryetari i LDK-së Avdullah Hoti ka kritikuar për transmetimin e një ndeshje futbolli në kohën e edicionit të lajmeve. Ai po ashtu e ka kritikikuar Qeverinë për ndarjen e fondeve shtesë për mediumin publik.

Postimi i plotë i Hotit:

Sonte ne RTK, ne televizionin publik, ne kohen e lajmeve qendrore jepet ndeshja e dy ekipeve te futbollit qe zor se i gjene ne google.

Nderkaq, sot qeveria ne detyre ia ka ndare edhe 200 mije euro ketij televizioni, pertej 200 mije eurove te ndare ne mbledhjen e kaluar te qeverise.

Qe te jemi te qarte, RTK nuk ka pasur asnje urgjence gjate kesaj periudhe dhe, rrjedhimisht, nuk ka pasur baze ligjore per t’i ndare mjete nga rezerva shteterore.

Eshte teper urgjente krijimi i institucioneve te reja per te ndaluar kete praktike te ndarjes se buxhetit dhe per te zgjedhur nje bord kompetent te RTK-se, i cili pastaj e zgjedh drejtorin e RTK sipas dispozitave te ligjit te RTK-se.