Fjalë Kyçe

Hoti-Haradinajt: Nëse ke probleme me koalicionin, kjo s’të jep të drejtë ta fyesh opozitën

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj,

Ky i fundit sot një deklaratë për media tha se Thaçi, Limaj, Veseli e LDK-ja i kanë pranuar kushtet e Serbisë për taksën.

Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se po t’i pranonte LDK-ja kushtet e Serbise, siç deklarohet pa asnjë argument z.Haradinaj, Kosova nuk do te ishte shtet i pavarur, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Po t’i pranonte LDK-ja kushtet e Serbise, sic deklarohet pa asnje argumet z.Haradinaj, Kosova nuk do te ishte shtet i pavarur. Per tri dekada kemi besuar ne shtetin e Kosoves.

Duket qarte se z.Haradinaj ka probleme me partneret e tij te koalicionit. Por, kjo nuk i jep atij te drejte te fyeje opoziten./Gazeta Alo/