Fjalë Kyçe

Hoti: Institucioni më i lartë i Republikë së Kosovës po përdoret për interesa politike

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar edhe njëherë ndaj presidenti Hashim Thaçi për mosemërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ).

Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka përmendur edhe reagimin e ambasadës së SHBA-së, në Prishtinë e cila ka kërkuar nga Thaçi emërimin e menjëhershëm të anëtarëve të KQZ-së, shkruan Gazeta Alo.

Sipas, Hotit është shqetësues fakti që institucioni më i lartë i Republikë së Kosovës po përdoret për interesa politike.

Ai ka thënë se presidenti ka obligim kushtetues të garantojë funksionimin e institucioneve të parapara me Kushtetutë, dhe KQZ-ja është institucion i paraparë me Kushtetutë.

Postimi i tij i plotë:

Sot mbushet një vit prej se është bllokuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga ana e Presidentit.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë sot ka reaguar për këtë çështje, duke cituar edhe reagimet e opozitës.

Është shqetësues fakti që institucioni më i lartë i Republikë së Kosovës po përdoret për interesa politike. Kjo qasje duhet të marrë fund. Anëtarët e KQZ-së duhet të emërohen sipas Kushtetutës dhe ligjit për zgjedhje, si dhe aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014. Çdo veprim tjetër paraqet shkelje të Kushtetutës nga ana e Presidentit.

Edhe mos veprimi për një vit të plotë është shkelje e Kushtetutës. Presidenti ka obligim kushtetues të garantojë funksionimin e institucioneve të parapara me Kushtetutë, dhe KQZ-ja është institucion i paraparë me Kushtetutë./Gazeta Alo/