Fjalë Kyçe

Hoti ka disa fjalë ndaj Haradinajt për shkarkimin e Rikallos

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili sot ka shkarkuar nga detyra ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se Haradinaj nuk e shkarkoi ministrin Rikallo në kohën kur qyetatrët e Lagjes Dardania në Prishtinë e kërkonin këtë për shkak se i rrezikohej Qeveria, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, kryeministri tash e shkarkoi Rikallon sepse ka gjetur një partner tjetër për ta mbajtur në këmbë qeverinë e tij.

Postimi i tij i plotë:

Qytetaret e Dardanise kerkuan te shkarkohet Rikallo per dhunen ndaj shqiptareve gjate luftes. Haradinaj nuk e shkarkoi se i rrezikohej Qeveria.

Tash Rikallo nuk eshte i rendesishem, pasi Haradinaj e ka gjetur nje pertner tjeter. Per te mbajtur qeverine edhe disa dite, ai e shkarkoje ate.

Kjo eshte “politike” e “vendimeve te medha”./Gazeta Alo/