Fjalë Kyçe

Hoti ka një kërkesë për Qeverinë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar rezultatet e Transparency International e cila e radhit Kosovën për korrupsion nga pozita e 85 sa ishte në pozitën e 93.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se kjo sigurisht nuk është e papritur nga kjo Qeveri, shkruan Gazeta Alo.

Sipas tij, lajme të tilla nuk duhet të prodhohen në Kosovë.

Postimi i tij i plotë:

  1. Kosova ka bërë regres në luftimin e korrupcionit. Transparency International vlerëson se Kosova ka rënë nga pozita 85 në pozitën 93. Kjo sigurisht nuk është e papritur me këtë qeveri.
  2. Kosova në prag të prishjes së marrëdhënieve miqësore me SHBA. Kryeministri në largim deklaron se kjo nuk është problem.
  3. Kosova e bllokuar nga grevat në arsim, shëndetësi dhe administratë, të nxitura nga vendimi i Qeverisë për të rritur pagën për vete, edhe pse kjo u vlerësuar të jetë konflikt i interesit nga Agjencia Antikorrupcion, që është e thirrur ligjërisht për të dhënë vlerësime të tilla.

Lajme të tilla nuk duhet të prodhohen në Kosovë. Ne duhet të prodhojmë lajme për investitorë të huaj që investojnë në Kosovë, për arritje në diplomaci, për përmirësim të jetës së qytetarëve, lajme për plotësim të kërkesave për integrim evropian./Gazeta Alo/