Fjalë Kyçe

Hoti ndarjen e mjeteve për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë e quan plaçkë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 500 mijë eurove për shënimin e 11 vjetorit të pavarësisë.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka thënë se kjo nuk mund të quhet ndryshe veçse plaçkë, shkruan Gazeta Alo.

Hoti, madje ka treguar se sa para ka ndarë kjo qeveri dhe qeveria e Isa Mustafës.

Postimi i tij i plotë:

Dhjetë herë më shumë shpenzime për shënimin e përvjetorit të pavarësisë. Si të quhet ndryshe veçse plaçkë.

Qeveria e PAN-it ndanë:

  • 500,000 euro në 2019 (mbledhja 89 e Qeverisë e datës 12.02.2019)
  • 600,000 euro në 2018 (vendimi 03/29, 13.02.2018)

Ndërkaq, në Qeverinë Mustafa janë ndarë:

  • 70,000 euro në 2017 (vendimi 08/130, 08.02.2017)
  • 70,000 euro në 2016 (vendimi 09/72, 29.01.2016)
  • 50,000 euro në 2015 (vendimi 12/12, 05.02.2015)/Gazeta Alo/