Fjalë Kyçe

Hoti: Në Samitin e Berlinit u eliminua ideja e Thaçit, Vuçiqit dhe Ramës për korrigjim të kufirit

Shefi i grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka komentuar takimin e Samitit të Berlinit.

Ai ka thënë se rezultatet e këtij samiti mund të përmblidhen në tri pika, shkruan Gazeta Alo.

Në këto tri pika, Hoti ka përmendur korrigjimin e kufijve, disiplinimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë si dhe dialogun.

Postimi i tij i plotë:

Rezultatet e Samitit te Berlinit besoj se mund te permblidhen ne keto tri pika.

■ E para, dhe besoj se eshte e arritura me e madhe, eshte eliminimi i idese se Thacit, Vucicit dhe Rames per korrigjim te kufirit.

■ E dyta, diciplinimi i lidereve te te dy shteteve. Kjo eshte e rendesishme sepse ne muajt e fundit gjuha luftenxitese filloi te behet diskurs i perditshem. Besoj se e kane marre mesazhin te dy shtetet se dialogu eshte e vetmja rruge per zgjidhjen e mosmarreveshjeve.

■ E treta, marreveshja perfundimtare duhet te arrihet me dialog transparent dhe gjitheperfshires. Cdo format tjeter i dialogut nuk siguron marreveshje te pranueshme dhe te implementueshme ne praktike./Gazeta Alo/