Fjalë Kyçe

Hoti pas aksionit në Karaçevë: Ky është vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë të jetës në Kosovë

Hoti pas aksionit në Karaçevë: Ky është vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë të jetës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar për aksionin e mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në Karaçevë të Kamenicës.

Hoti ka thënë se operacioni i mbrëmshëm është dëshmi se institucionet sigurisë së Kosovës janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët.

Hoti është shprehur se ky është vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në Kosovë në çdo sferë, shkruan Reporteri.

“Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës.
U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat.
Ky është vetëm fillimi i kthimit të NORMALITETIT në çdo fushë”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se tridhjetë e tre persona janë arrestuar në aksionin të Policisë së Kosovës në Karaçevë të Kamenicës, 10 prej të cilëve janë policë.