Fjalë Kyçe

Hoti: Rasti i shtetasve turq mund ta dëmtojë rrugëtimin tonë drejtë BE-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se rasti i deportimit të shtetasve turq mund ta dëmtojë rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Sipas tij, 31 gjetjet e Komisionit Hetimor dëshmojë se institucionet e Kosovës nuk i kanë respektuar të drejtat e njeriut, duke shkelur procedurat ligjore dhe parimet evropiane për çështje të tilla, shkruan Gazeta Alo.

Postimi i tij i plotë:

Në deportimin e gjashtë shtetasve turq, 31 gjetjet e Komisionit Hetimor dëshmojë se institucionet e Kosovës nuk i kanë respektuar të drejtat e njeriut, duke shkelur procedurat ligjore dhe parimet evropiane për çështje të tilla.

Ne kemi ndërmarrë veprime konkrete institucionale rreth këtyre shkeljeve, me gjithë pengesat në Kuvend për të quar këtë çështje deri në fund.

Reagimet e ambasadave të vendeve mike dëshmojnë për seriozitetin e shkeljeve dhe dëmeve që i janë bërë rendit demokratik me këtë rast.

Ky rast mund ta dëmtojë rrugëtimin tonë drejtë BE-së./Gazeta Alo/