Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e 180 mijë eurove nga rezervat shtetërore për një film.
Hoti, ka thënë se sado që ky projekt filmik mund të jetë i rëndësishëm është Qendra Kinematografike ajo që organizon thirrje për subvencionimin e projekteve filmike shkruan Gazeta Alo.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se Ligji ëpr financat publike e përcakton qartë se kur ndahen mjete nga rezervat.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Me 12 shkurt 2019, Qeveria e PAN-it ndan 180 mije euro nga rezervat shteterore per nje film. Nuk i jap vetes te drejte te vleresoj rendesine e ketij filmi. Mund te jete i rendesishem per te dokumentuar te kaluaren e hidhur te popullit te Kosoves.
Por, ekziston ekziston Qendra Kinematografike e Kosoves qe sipas ligjit “është institucion publik qëndror për kinematografi me qëllim realizimin e politikave kinematografike për interesin publik dhe cdo vit organizon thirrje për subvencionimin e projekteve filmike.”
Ne mbledhje te Qeverise duket nuk kane qene ne dijeni per kete vendim as zv.ministrja e Kultures qe ishte prezente.
Ligji per financat publike i percakton qarte rastet kur ndahen mjete nga rezervat.
Gjykojeni vete se cfare i thone kesaj menyre te shpenzimit te buxhetit./Gazeta Alo/