Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar propozim-vendimin për rritjen e numrit të këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
E, ndaj këtij vendimi ka reaguar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Abvdullah Hoti duke thënë se buxheti i vendit po vazhdon të plaçkitet nga Qeveria e PAN-it, shkruan Gazeta Alo.
Hoti ka thënë se kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve.
Postimi i tij i plotë:
Vazhdon plaçkitja e buxhetit nga Qeveria e PAN-it
Sot në mbledhjen e Qeverisë u rrit numri i këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, e cila edhe ashtu nuk ka kuptim të ekzistojë. Po ashtu, sot u caktua edhe një koordinator nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, megjithëse janë forcat e rendit dhe njësitë e specializuara kundër terrorizmit.
Kësaj nuk i thonë ndryshe veçse plaçkë derisa e kanë në dorë buxhetin e qytetarëve./Gazeta Alo/