Fjalë Kyçe

Hoti thotë se koalicioni qeverisës duhet të ndalet

Hoti thotë se koalicioni qeverisës duhet të ndalet

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka vazhduar me akuza ndaj koalicionit qeverisës.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se koalicioni aktual po rrezikon çdo gjë që është arritur deri më sot, shkruan Gazeta Alo.

Ai ka thënë se zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur këtë dëm që po i bëhet Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

“Koalicioni PAN duhet të ndalet. Nuk ka orientim shtetndërtues, por ka unitet vetëm për të mbetur në pushtet.
Ky koalicion po rrezikon çdo gjë që kemi arritur deri më sot.
Ky koalicion po e kthen perceptimin e Kosovës si vend me korrupcion në rritje.
Zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur këtë dëm që po i bëhet shtetit të Kosovës” shkruan Hoti”./Gazeta Alo/