Fjalë Kyçe

Hovenier: SHBA-të mbeten të palëkundura në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Hovenier: SHBA-të mbeten të palëkundura në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të palëkundura në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Hovenier ka thënë se kjo bazohet në premtimin amerikan se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, dhe se Krijuesi i tyre i ka pajisur me disa të drejta të patjetërsueshme, mes tyre janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë.“Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara ishin një përkrahës i hershëm, i flaktë i pavarësisë së Kosovës.

Kjo është arsyeja pse ne mbetemi të palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës”, ka thënë ai.

Tutje ka thënë se sot, ndërsa festohet 246 vjetori e Shteteve të Bashkuara si shtet i lirë, i pavarur, sovran, festohet edhe 14 vjetori i pavarësisë së Kosovës.

“Festojmë së bashku edhe 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe përparimin e jashtëzakonshëm që keni bërë në atë periudhë të shkurtër kohore. Nuk mund të mendoj për asnjë vend që është më i përshtatshëm për ta bërë këtë se sa këtu – në Ambasadën e SHBA-së për një Kosovë sovrane, të pavarur dhe demokratike”, ka shtuar ai.

Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë ka thënë se 246 vjet më parë, 56 përfaqësues nga 13 koloni amerikane u mblodhën në Filadelfia dhe ratifikuan atë që atëherë konsiderohej një dokument radikal – Deklaratën tonë të Pavarësisë.

“Ky dokument shpalli statusin e kolonive si shtete sovrane dhe të pavarura. Jo vetëm që ishte hapi i parë në formimin e Shteteve të Bashkuara, ai përshkruan aspiratat tona si popull – aspirata dhe vlera për të cilat vazhdojmë të përpiqemi dhe të punojmë drejt tyre sot”, ka theksuar ai, njofton Ambasada Amerikane në Kosovë.