Sfidës për të mbjell një pemë i janë përgjigjur edhe Don Lush Gjergji e teologu i islamit, Xhabir Hamiti.
“Ne sot ju përgjigjëm sfidës së kryeministrit për mbjelljen e pemëve, iniciativë e nisur nga Donjeta Gashi dhe ish kryetarja Atifete Jahjaga” ku e bëri të ditur Xhabir Hamiti përmes një postimi në Facebook.
Ai ndër tjerash ka thënë se pema e jetës është biblike dhe kuranike.
“Neve na është dhënë mundësia që pemën e vdekjes dhe sprovës ta shndërrojmë në pemën e jetës dhe dashurisë” është shprehur ai.
Postimi i tij i plotë:
Ne sot ju përgjigjëm sfidës së kryeministrit për mbjelljen e pemëve, iniciativë e nisur nga Donjeta Gashi dhe ish kryetarja Atifete Jahjaga.
Të mbillësh pemë është detyrë nda brezit të tashëm dhe te ardhshëm për të pasur fryte që dhuron Zoti dhe natyra.
Mbjellja e përbashkët e ka simoblin dhe domethënien edhe më të madhe: bashkëjetesën dhe bashkëpunimin për të mirën e përbashkët të të gjithë njerëzve të vullnetit dhe zemrës së mirë.
Pema e jetës është biblike dhe kuranike. Neve na është dhënë mundësia që pemën e vdekjes dhe sprovës ta shndërrojmë në pemën e jetës dhe dashurisë.
I përjetshëm qoftë respekti dhe bashkëjetesa paqësore e ndërsjell mes gjithë shqiptarëve kudo që janë.