Fjalë Kyçe

Hoxhaj fton simpatizantët në Drenas e Skenderaj të mos përçahen

Hoxhaj fton simpatizantët në Drenas e Skenderaj të mos përçahen

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se Sami Lushtaku do të jetë kandidat i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Skenderajt.

“Është qëndrim i degës së PDK që Lushtaku të jetë kandidat për kryetar komune dhe kjo çështje është direkte e kandidatit që e propozon dega nëse e pranon ose jo.Lushtaku do të jetë në garë për të qenë Kryetar i Skenderajt”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj në Rubikon ka bërë thirrje ndaj qytetarëve të Skenderajt dhe Drenasit që të mos përçahen.

“Apeli im është qëndroni të bashkuar, mbështeteni PDK-në. Ftoj drenicakët që të mos bien pre e përpjekjeve të ndryshme që dikush t’i përçajë”, shtoi Hoxhaj.

Ai ka theksuar se Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci nuk i kanë raportet aq keq sa thuhet sipas tij

“Lladrovci dhe Lushtaku i kanë punët e ndara, njëri në Drenas dhe tjetri në Skenderaj. Me ta kam qenë në një odë në Abri nuk është e vërtetë [ajo që thuhet]”, tha ai.