Fjalë Kyçe

Hoxhaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Zotimet e Thaçit me NATO-n janë legjitime

Hoxhaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Zotimet e Thaçit me NATO-n janë legjitime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se vazhdon të jetë i mendimit se marrëveshja që ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur me NATO është e dëmshme.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Albin Kurti nuk mund të mbijetojë politikisht pa Hashim Thaçin”.

“Tërë karrierën e tij politike e ka orientuar në përbaltjen e figurës së tij dhe kurrë nuk ia ka arritur. Edhe tani që presidentin Thaçi nuk e kemi këtu, Kurti prapë po vazhdon të merret me emrin e tij”, shkruan Hoxhaj.

Ai shtoi tutje se “Zotimet e kryeministrit Thaçi me NATO-n kanë qenë dhe mbeten legjitime dhe faktikisht po zbatohen edhe nga kjo Qeveri, sikur të gjitha ato paraprake”.

“Përndryshe, ky kryeministër do të duhej ta dëshmonte të kundërtën duke ndërmarrë hapa konkret për anulimin e saj. Më shumë sesa për presidentin Thaçi dhe zotimet në esencë, kjo qasje e tregon për inferioritetin e tij patriotik e politik dhe mungesën e vizionit qeverisës. Por, nëse dëshiron të flasim me fakte, qe një: Albin, ti je kryeministri i vetëm në Evropë pa asnjë kontratë për vaksina”, shkruan Hoxhaj.