Fjalë Kyçe

Hoxhaj i shpreh ngushëllime familjes Jemini, thotë se është i tronditur nga ngjarja

Hoxhaj i shpreh ngushëllime familjes Jemini, thotë se është i tronditur nga ngjarja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për rastin e të riut nga Suhareka, i cili humbi jetën në vendin e punës.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se ndjehet i tronditur nga lajmi tragjik për vdekjen e të riut në vendin e punës.

Ai ka thënë Qeveri e Kosovës e kanë prioritet të dalin me hapa konkretë në mënyrë që të rritet siguria në vendin e punës.

Ky është postimi i plotë:

Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të të riut Krenar Jemini, nga fshati Mushtisht i Komunës së Therandës. Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së në nëndegën e Mushtishtit. Ngushëllime familjes Jemini, miqve dhe kolegëve.

Si Qeveri e Kosovës e kemi prioritet dhe shumë shpejtë do të dalim me hapa konkretë në mënyrë që të rritet siguria në vendin e punës.