Fjalë Kyçe

Hoxhaj: Jugosllavia e Re, dhurata dhe lëshimi i parë që Kurti ia bëri Serbisë

Hoxhaj: Jugosllavia e Re, dhurata dhe lëshimi i parë që Kurti ia bëri Serbisë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar si dhuratë për Serbinë marrëveshjen që Kosova ka arritur me shtetet e rajonit për lëvizje vetëm me letërnjoftim.

E sipas kreut të PDK-së kjo është “dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë”.

“Makro-Shengen shqiptar, që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me shpejtësi të re – premtonte Albin Kurti në fushatë. Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit”, ka shkruar ai në Facebook. “Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?”