Fjalë Kyçe

Hoxhaj: Këshilli Drejtues i PDK-së nuk e mbështet kandidaturën e Osmanit

Hoxhaj: Këshilli Drejtues i PDK-së nuk e mbështet kandidaturën e Osmanit

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, tha se Këshilli Drejtues ka vendosur që të mos e mbështesë kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente.

Ai tha se ka pasur debate të shumta rreth kësaj pike dhe se për tri të tjera lidhur me partinë janë dakorduar. Hoxhaj nuk dha përgjigje tq qartë nëse do të qëndrojnë në seancë gjatë votimit të presidentit të ri.

“Kemi pasë një mbledhje jashtëzakonisht të mirë të Këshillit Drejtues ku kemi nxjerrë 3-4 vendime që janë jetike për të ardhmen e PDK-së. Nën një, Këshilli Drejtues ka ngarkuar PDK-në që të del me një dokument strategjik se si të ndodhë reforma në PDK. PDK-ja ka nevojë të hapet, të sjellë kuadra të reja. E dyta, kemi marrë vendim të kemi një strategji të detajshme se në çfarë forme të bëhet opozitë nga PDK-ja, ku obligohet kryesia qendrore të hartojë dokument të tillë ndërsa grupi parlamentar do jetë zbatues i saj. Së treti, kemi miratuar kalendar për zgjedhjet lokale. Një prej vendimeve të rëndësishme është që Këshilli Drejtues në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani për të qenë presidente”, tha Hoxhaj pas mbledhjes së Këshillit.