Fjalë Kyçe

Hoxhaj kritikon Bashkimin Evropian në Këshillin e tyre

Hoxhaj kritikon Bashkimin Evropian në Këshillin e tyre

Kosova mbetet vendi më i izoluar nga Ukraina deri në Greqi, ndërsa Bashkimi Evropian këtë vit do të mbahet mend si mos-përmbushëse e premtimeve të dhëna për liberalizim të vizave. Kështu ka shkruar në twitter, Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër i Kosovës, pas takimit të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim për Kosovë.

Ai ka thënë se në këtë takim ka theksuar se viti 2018 do të mbahet mend për Kosovarët si vit i dështimit të BE-së për mos mbajtje të premtimit në liberalizimin e vizave.

“Në takimin e tretë të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim, theksova që viti 2018 do të kujtohet nga kosovarët si vit i dështimit të BE-së në përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave. Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar nga Ukraina deri në Greqi”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Gazeta Alo.