Fjalë Kyçe

Hoxhaj me lajm aspak të mirë: Jemi në pikën më të ulët të marrëdhënieve Kosovë-SHBA

Hoxhaj me lajm aspak të mirë: Jemi në pikën më të ulët të marrëdhënieve Kosovë-SHBA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj pas takimit me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se ndodhemi në nivelin më të ulët të marrëdhënieve Kosovës-SHBA.

Ai ka thënë se ky duhet të jetë shqetësim për politikën dhe shoqërinë kosovare, shkruan Gazeta Alo.

Përmes një psotimi në profilin e tij në Fcaebook, Hoxhaj ka thënë se kurrë nuk duhet ta vendosim në pikëpyetje mbështetjen amerikane dhe partneritetin me ta.

Postimi i tij i plotë:

Takim i shkëlqyeshëm me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Erath dhe Brad Berkley. U siguruam për përkushtimin amerikan që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet me njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Është momenti i fundit për ne si bartës të institucioneve të Kosovës që të reflektojmë karshi kërkesës dashamirëse amerikane për ta pezulluar taksën dhe hapur rrugë mundësisë për të arritur një marrëveshje gjatë këtij viti. Përgjatë përvojës time pesëmbëdhjetë vjeçare në politikë, fatkeqësisht, ndodhemi në pikën më të ulët të marrëdhënieve Kosovë-SHBA dhe ky duhet të jetë shqetësim për politikën dhe shoqërinë në Kosovë. Kurrë nuk duhet ta vendosim në pikëpyetje mbështetjen amerikane dhe partneritetin me ta!/Gazeta Alo/