Fjalë Kyçe

Hoxhaj: Në listën e PDK-së do të ketë tre kandidatë për deputetë nga diaspora

Hoxhaj: Në listën e PDK-së do të ketë tre kandidatë për deputetë nga diaspora

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nga kjo parti në zgjedhjet që priten të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm, do të jenë tre kandidatë për deputetë nga diaspora.

Ai ka thënë se interesat e diasporës me PDK-në në qeveri do të përfaqësohen në mënyrë direkte.

“Në listën e PDK-së do të ketë tre kandidatë për deputetë nga diaspora. PDK e ka themeluar ministrinë e diasporës dhe ka qenë një koalicion qeverisës që e ka udhëheqë vendin drejtë kolapsit dhe e ka shuar këtë ministri. Një hap i yni do jetë në fushën e ligjeve të reja do të jetë një kornizë ligjore që diaspora të ketë vende të rezervuara në Kuvend, që të përfaqësohen në mënyrë direkte interesat e tyre”, tha ai në një konferencë.

Deputeti Elmi Reçica ka thënë se PDK-ja e ka shpallur ditën e sotme si ditë të diasporës. Ai tha se do të angazhohen për ta aktivizuar diasporën në Kosovë.

“Sot e kemi shpallur ditë të diasporës dhe qëllimi ka qenë që të jemi sa më afër diasporës. pDk për një kohe të gjatë ka qenë joaktive ne diasporë kemi menduar që me pavarësinë e Kosovës ka përfunduar aktiviteti politik në diasporë. Por, Hapësirën që e kemi Lëshuar ne e kanë keqpërdorë partitë tjera. Tash kemi vendosur të aktivizohemi kjo është arsyeja e këtij angazhimi”, tha ai.