Fjalë Kyçe

Hoxhaj nga Suhareka: Në qeverinë e rimëkëmbjes rriten pensionet për 30 për qind dhe do të sigurojmë barna falas

Hoxhaj nga Suhareka: Në qeverinë e rimëkëmbjes rriten pensionet për 30 për qind dhe do të sigurojmë barna falas

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka treguar se mëngjesin e sotëm e ka nisur me një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë dhe më pas ka vazhduar një takim me pensionistët.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se në Shtëpinë e të Moshuarve ku ishte bashkë me humanistin Halil Kastrati, u zotua që si kryeministër i ardhshëm do ta ketë prioritet kujdesin shtetëror për të moshuarit.

“Do të rrisim pensionet për 30 për qind dhe do të sigurojmë barna falas. E për ta nderuar traditën e pensionistëve tanë, u ndala për të shijuar një lojë shahu me ta, ku përveç respektit, biseduam edhe për rimëkëmbjen që na duhet dhe veçmas çfarë iu duhet atyre përgjatë rimëkëmbjes”, ka shkruar Hoxhaj.