Fjalë Kyçe

Hoxhaj reagon ashpër ndaj deklaratës së Kocijançiq për Trepçën

Hoxhaj reagon ashpër ndaj deklaratës së Kocijançiq për Trepçën

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq në lidhje me futjen e Trepçës në bisedimet me Serbinë.

Hoxhaj është shprehur i shokuar nga kjo deklaratë, ndërsa ka thënë se është absolutisht e papranueshme që BE-ja të japë deklarata të tilla të pamatura që e dëmtojnë vetë procesin e dialogut me Serbinë.

Ai theksoi se resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut.

“I shokuar nga deklaratat për Trepçën të zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq. Absolutisht e papranueshme që BE të japë deklarata të këtilla të pamatura që edhe mund ta dëmtojnë procesin e dialogut me Serbinë. Resurset kombëtare të Kosovës kurrë nuk do të jenë pjesë e dialogut”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.