Fjalë Kyçe

Hoxhiq thotë se i vjen keq për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë

Hoxhiq thotë se i vjen keq për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë

Është dita e parë e punës në krye të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Adriana Hoxhiqi është bërë gruaja e tretë në pozitën e ministres në Qeverinë e Kosovës.

Pas shkarkimit të ministrit të Pushtetit Lokal Ivan Todosijeviq, i cili e quajti trillim masakrën e Reçakut dhe shqiptarët terroristë, të premten Hoxhiqi u emërua në këtë post nga kryeministri Haradinaj, raporton KTV.

Ajo zotohet se do ta drejtojë Ministrinë e Pushtetit Lokal me përgjegjësi, duke iu dhënë përkrahje 38 komunave në vend.

Hoxhiqi thotë se nuk i përket asnjë partie politike dhe se akuzat ndaj saj se bashkëpunon dhe përkrah Listën Serbe, nuk qëndrojnë.

Në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, janë edhe dy ministre të tjera.

Dhurata Hoxha udhëheq me Ministrinë e Integrimeve, ndërsa Dijana Zhiviq, u emërua ministre e Bujqësisë pas shkarkimit të Nenad Rikallos.