Dashi
21.03-20.04
Plagët tuaja fizike janë shëruar, por emocionalisht ende nuk e keni marrë veten. Thyerjet emocionale mund të zgjasin me vite. Mund të mendoni se e keni tejkaluar një eksperiencë të vështirë, por shpesh në momentin kur më së paku e prisni, dhimbja shfaqet përsëri. Nuk është e lehtë të ndryshoni gjendjen emocionale, por megjithatë është e mundur ta bëni. Një terapist ose thjesht një mik me të cilin mund të bisedoni do t’ju ndihmonte shumë.
Demi
21.04-20.05
Juve nuk ju mungon ambicia, por jeni të prirë të merrni vendime përmes së cilave mund ta kontrolloni kohën. Ajo që do të ndodhë tani është se do t’u kushtoni vëmendje prioriteteve tuaja dhe puna do të jetë në qendër të vëmendjes suaj. Disa synime që keni pasur prej kohësh janë mjaft të rëndësishme por nëse realizimi i tyre kërkon shumë kohë, përpjekje dhe largim nga përgjegjësitë personale e familjare, do të ishte më mirë nëse nuk i merrni parasysh më.
Binjakët
21.05-20.06
Për herë të parë në jetën tuaj keni filluar të shihni detajisht disa ngjarje që një person me mjaft dredhi i ka fshehur nga ju. Kjo nënkupton se do të duhej të përballeni me disa njerëz të cilëve u jeni shmangur në kohën kur nuk keni ditur asgjë për ta. Sekretet që keni kuptuar ju japin mundësi të zgjidhni. Keni mjaft informata në dispozicion sa për të arritur të ndani të vërtetën nga gënjeshtra. Vendimet tuaja duhet t’i merrni duke u bazuar në realitetin dhe jo në të vërtetat gjysmake që i keni marrë më herët.
Gaforrja
21.06-20.07
A jeni duke u përpjekur të merrni diçka që vërtetë dëshironi apo thjesht nuk jeni duke vërejtur mundësitë që i keni përreth? A jeni duke bërë punën të cilën vërtet e dëshironi në karrierën tuaj apo është vetëm një hap i përkohshëm derisa të gjeni një pozitë më të mirë? Ajo që dikur ishte opsioni më i mirë në rrethana të caktuara mund të shndërrohet në mënyrë të jetesës të cilën tashmë e keni pranuar, por nuk i gëzoheni. Hulumtoni të gjeni diçka më ndryshe.
Luani
21.07-20.08
Nuk mund ta imagjinoni se sa e vështirë do të jetë zgjedhja që duhet ta bëni sot. Vendimi që do të merrni do të thotë shumë për të ardhmen tuaj. Nëse keni telashe financiare, pyetja që duhet t’ia bëni vetes është nëse ju dhe familja juaj duhet të zhvendoseni në një shtëpi më pak të shtrenjtë? A do t’ ju duhet të bëni disa shitje për të gjetur zgjidhje të përkohshme? Nëse keni probleme në lidhjen tuaj ju dhe i dashuri duhet të qëndroni për një kohë larg njëri-tjetrit.
Virgjëresha
21.08-20.09
Bëhuni kreativ, përdorni imagjinatën tuaj dhe mos i pengoni idetë tuaja edhe nëse nuk janë logjike ose praktike. Jo gjithçka që bëni duhet të jetë e arsyeshme. Punoni për realizimin e ideve tuaja dhe pranoni një sfidë kreative. Jepni më shumë hapësirë mendimeve tuaja pavarësisht sesa të çoroditura mund t’ju duken. Gjithmonë ka vend për përmirësime. Jepini rast vetes t’i zbatoni në praktikë idetë tuaja.
Peshorja
21.09-20.10
Jeni shumë nervoz, sepse e keni mërzitur ose irrituar një person, pavarësisht përpjekjeve të mëdha për t’ia bërë qejfin. A janë opinionet e tij shumë më të rëndësishme sesa vetvetja ? Pranojeni nëse keni interesa të veçanta që kanë shumë domethënie për ju edhe pse të tjerët nuk ju kuptojnë. Flisni me sinqeritet në vend se t’u thoni miqve tuaj gjërat që kanë dëshirë t’i dëgjojnë. Ta doni dhe respektoni vetveten është gjëja më e ndershme që duhet ta bëni.
Akrepi
21.10-20.11
Teknologjia është bërë pjesë e rëndësishme e jetës suaj. Ju duket sfidë thuajse e pamundshme ta kaloni ditën pa u marrë me pajisje teknologjike. Duke nisur nga mikrovalët, ‘ipodët’ dhe kompjuterët, ju jeni duke ndjekur një obsesion pa të cilën ndoshta edhe nuk mund të jetoni. Lexoni më shumë libra përmes së cilave do të merrni informata bazike për gjërat që ju interesojnë.
Shigjetari
21.11-20.12
Cila është vlera e imagjinatës së mirë nëse nuk e vini në përdorim? Preferoni të shihni gjërat e mira te të tjerët dhe kjo është arsyeja pse nuk e kuptoni një person që po mundohet t’ua tërheqë vëmendjen. E vetmja arsye pse një koleg mund të reagojë negativisht për idetë tuaja është sepse ai vetë nuk ka ndonjë ide të mirë. Ndiqni pasionet dhe kreativitetin tuaj dhe mund të përfitoni mundësi komerciale.
Bricjapi
21.12-20.01
Jeni duke marrë shumë barrë përsipër dhe këtë po e shfrytëzon një person tjetër. Ky person është duke u brengosur aq shumë për veten saqë nuk po e kupton sesa shumë brengoseni për të. Vendimet që po merrni bazohen në interesat e tij. Në këtë mënyrë rrezikoni të shkaktoni shumë dhimbje për veten pasi të tjerët nuk po i kuptojnë sakrificat që po i bëni për ta.
Ujori
21.01-20.02
Një mosmarrëveshjeje ligjore ose financiare po i vjen fundi. Kjo ju ka marrë mjaft kohë, para dhe shumë mund por është e rëndësishme që pas një takimi do të arrini një marrëveshje. Negociatat janë shumë më të suksesshme sesa kanë qenë në të kaluarën. Nëse duhet që aprovoni marrëveshje të reja, ky mund të jetë fillimi i një konflikti edhe më të vështirë.
Peshqit
21.02-20.03
Ka gjasë që nuk e keni kuptuar se përgjegjësitë u janë bërë zakon dhe janë bërë pjesë e jetës suaj sikurse ushqimi dhe frymëmarrja. Ju mund të merrni detyra çdo ditë pa bërë pyetje pse ose për kohën gjatë së cilës duhet t’i realizoni. Jeni duke e lidhur lumturinë tuaj me rutinën dhe kjo ju bën të ndiheni të sigurt por jo edhe të inspiruar. Ndryshojeni këtë dhe zbuloni se sa mirë mund të ndiheni.