Fjalë Kyçe

Përfundon numërimi në Drenas, Driton Ajazi e çon në balotazh Ramiz Lladrovcin

Përfundon numërimi në Drenas, Driton Ajazi e çon në balotazh Ramiz Lladrovcin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se janë numëruar të gjitha fletëvotimet në Komunën e Drenasit.

Edhe pse kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ramiz Lladrovci po prin me vota Drenasi shkon në balotazh.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, rezultatet janë si më poshtë:

Ramiz Lladrovci (PDK ) – 45,62%

Driton Ajazi (DD) – 30,74%

Fejzi Kiqina (LVV) – 16,91%

Xhavit Drenori (GDP) – 4,04%

Arta Ahmeti – Xhylani (AAK) – 1,75%

Anduena Gllareva (LDK) – 0,94%