Fjalë Kyçe

SHSKUK: Realizohet me sukses operacioni i 50-vjeçares me Tumor gjigant në veshkë

SHSKUK: Realizohet me sukses operacioni i 50-vjeçares me Tumor gjigant në veshkë

Sot ekipi i urologëve në QKUK ka realizuar një operacion të vështirë dhe mjaft sfidues të një paciente 50 vjeçare e diagnostikuar me tumor gjigant që ka atakuar veshkën e djathtë.

Dr. Xhevdet Çuni,  ka bërë të ditur se gjendja e pacientes është stabile.

“Gjendja postoperative e pacientes stabile. Me më shumë investime në spitalet tona shtetërore do të realizoheshin dy objektiva: do të ofrohej me shumë siguri për pacientet tanë në Institucionet tona shëndetësore dhe do të ndikim direkt në ngritjen e rezultateve në punë në mjekësine kosovare.”, shkroi Çuni në Facebook.