Kreshnik Ibrahimi, miku i ngushtë i Fifit ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon pasditen e sotme.
“Prindërit dhe familjarët janë shumë të shqetësuar dhe me porosi të tyre jam këtu sot. Fifi nuk po aktron dhe më vjen keq që shoh komente që e sulmojnë”, tha ai.
Më tej ai shtoi se Fifi është shumë emocionale dhe jashtë, por që kurrë s’ e ka parë në atë gjendje si mbrëmë.
Kreshniku theksoi ndër të tjera se jeta e saj nuk ka qenë e lehtë dhe asaj i është dashur të luftojë gjithë kohës.